Lidhu me ne

Radar

Lori Hoxha / Ankthi nuk pyet se ke çanta Birkin

Ankthi nuk pyet se ke çanta Birkin

“Si dreqin ke ti ankth kur fjalë për fjalë ke gjithçka,” i tha dikush Lori Hoxhës në Instagram – një nga keqkuptimet më të përhapura për ankthin. “Po, e mendova dhe unë që [çantat] Birkin do të më bënin imune ndaj shëndetit mendor, por ja që jo” iu përgjigj ajo, një mënyrë për të theksuar se të mirat materiale nuk kanë lidhje me ankthin.

Ankthi është një pjesë e jetës normale. Njerëzit janë programuar të kenë rregullisht një sasi të caktuar ankthi. Njësoj si stresi, një sasi e shëndetshme e ankthit është ajo që na shtyn të bëjmë më të mirën tonë. Të gjithë kemi ankth në një moment. Por për shumicën prej nesh, ndodh në situata të caktuara dhe është i përkohshëm. Por nuk ndodh kështu me të gjithë.

“Simptomat mund të ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme të tilla si performanca e punës, puna në shkollë dhe marrëdhëniet”, shkruan (via Healthline) Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit Mendor.

Ekzistojnë disa lloje të çrregullimeve të ankthit. Ato variojnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (GAD) te çrregullimet e ndryshme të lidhura me fobinë. Por ankthi që njihet si “ankthi i funksionimit të lartë” është pak më i vështirë për t’u njohur, kryesisht sepse njerëzit që jetojnë me të duket se janë mirë. Por, nuk janë.

“Ankthi me funksionim të lartë është ende një çështje kronike e shëndetit mendor që ka ndikim të qëndrueshëm në shëndetin tuaj, marrëdhëniet dhe vetëvlerësimin,” tha për Healthline Dr. Maria Shifrin, një psikologe klinike. “Shumica e njerëzve supozojnë se ata që vuajnë janë vetëm të stresuar në punë ose kanë nevojë për pushime ose ndonjë gjendje tjetër, kur në të vërtetë ata vuajnë nga ankthi me funksionim të lartë.”

Ja si është të jetosh me ankth me funksionim të lartë, thënë për Healthline nga katër persona që e përjetojnë:

1. Nuk jam thjesht njeri që merakohet.

“Të jetosh me ankth me funksionim të lartë është ndoshta e ngjashme me ata që jetojnë me gjendje të tjera, por problemi me ankthin është se nuk mund të shihet. Mund t’i them dikujt që jam e shqetësuar, por kjo shpesh shihet si pjesë e karakterit tim. Ju e dini, ‘Oh, ajo ashtu merakoset.’ Jo, nuk po merakosem. Unë jam duke luftuar një sëmundje.” – Lynda

“Unë kurrë nuk do ta kisha kuptuar me të vërtetë se ankthi ishte një gjendje e diagnostikueshme. Duke u rritur, më bënë të besoj se isha një ‘bebe’ që mërzitej për gjëra të pazakonta. Ankthi im shpesh paraqitet si acarim, zemërim dhe zhgënjim.” – Alex

2. Vetëm se nuk mund ta shihni sëmundjen, nuk do të thotë se nuk ekziston.

“Një nga gjërat me të cilën luftoj më shumë si një person me ankth me funksionim të lartë është fakti që njerëzit e tjerë, përfshirë familjen dhe miqtë e mi, justifikojnë kohët kur ankthi më jep probleme, sepse ‘nuk duket se kam ndonjë gjë’. Përjetoj netë pa gjumë dhe jam i shqetësuar për shkak të mendimeve të tepërta. Është shumë e vështirë të flasësh për të, kur nuk duket sikur po vuan.” – Alex

“Mendoj se ka keqkuptime se ankthi me funksionim të lartë i ngjan shumë manisë. Por për mua, kjo nuk është e vërtetë. Shumica e ankthit tim është i brendshëm. Unë bëj një punë të mirë duke e mbajtur të fshehur, sepse kam një familje (dhe një markë) për të mbrojtur. Kam nevojë që njerëzit të mendojnë se po merrem me to në mënyrë të shëndetshme. Dhe kryesisht jam. Por ka një ndryshim të madh në të qenit maniak dhe në ankth.” – Steve

3. “Nuk mundem thjesht të dal prej tij.”

“Unë me të vërtetë duhet të menaxhoj në mënyrë aktive nivelin e stresit duke identifikuar atë që shton ose heq energjinë time. Kam bërë ndryshime të mëdha në jetë për të mbështetur shëndetin mendor. Meditoj çdo ditë dhe kjo më ndihmon shumë. Gjithashtu kam nevojë për aktivitet të rregullt fizik. Më pëlqen stërvitja dhe masazhi. Duhet të jem vërtet e kujdesshme për të fjetur mjaftueshëm, për të ngrënë ushqime të ekuilibruara mirë dhe për të minimizuar kafeinën. Gjithashtu takohem rregullisht me një këshilltare.” – Dana

4. “Një ditë e mirë për mua është e vetëdijshme, jo e natyrshme.”

“Për mua, një ditë e mirë do të thotë që nuk e kontrolloj telefonin menjëherë kur zgjohem. Një ditë e mirë do të thotë që të arrij të punoj në kohë; Nuk e ndjej të nevojshme të kërkoj falje për një milion gjëra të vogla që askush tjetër nuk i vë re dhe nuk mbyllem në banjën e punës për tre minuta heshtje. Shkoj në shtëpi, jam i pranishëm me gruan dhe fëmijët e mi, ha darkë dhe bëj pesë deri në gjashtë orë gjumë të pandërprerë. Kjo është një ditë vërtet e mirë. ” – Steve

“Funksionimi i lartë për mua do të thotë që unë jam në gjendje të jem produktive. Ankthet e mia nuk qëndrojnë për shumë gjatë. Më e rëndësishmja, do të thotë që unë jam në gjendje të njoh simptomat, të marr masa dhe të mbaj ankthinn në kontroll. Veprimi mund të nënkuptojë një ilaç kundër ankthit, një skanim të trupit, frymëmarrje të thella, ose ndihmë nga njerëzit e sigurt.” – Lynda

5. “Por edhe ditët e këqija janë normalja ime.”

“Sulmet e panikut, terrori, mendimet e shqetësuara fiksuese, pamundësia për t’u çlodhur për periudha të gjata kohore: Kjo është mendja ime në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Ankthi për mua ndjehet si bluarje apo grirje e vazhdueshme e trurit. Më është dashur të humbas punën ose të ndërpres aktivitetet gjatë periudhave të këqija të ankthit. I kam anuluar gjërat në minutën e fundit me miqtë dhe familjen, sepse ankthi ishte tepër i madh.” – Dana

6. “Dua thjesht dua të dëgjohem.”

“Do të doja që njerëzit të më trajtonin me mirëkuptim dhe dhembshuri. Këto janë të vetmet gjëra që më duhen vërtet. Unë dua që njerëzit ta dinë që kjo është normalja ime dhe ndonjëherë nuk mund të ‘qetësohem’. Sado që ankthi im mund t’i lodhë ata, është akoma më keq për mua. Ndonjëherë duart më dridhen pa ndonjë arsye dhe kjo është super e sikletshme. Por unë nuk jam i çmendur. Unë thjesht po luftoj.” – Steve

“Ju lutem, mos e gjykoni një libër nga kopertina. Ju nuk ia keni idenë se çfarë po ndodh vërtet. Ju lutem, mos përdorni terma të tillë si ‘bipolare’, ‘shqetësohesh kot’ dhe ‘lëmsh’ për të përshkruar dikë. Është fyese dhe minimizon luftën tonë. Dhe në fund, nëse ndiheni kështu, ju lutem mos mendoni se jeni vetëm.” – Lynda

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook