Lidhu me ne

Mix

Gigi Hadid e shqetësuar për të ardhmen e vajzës, u dërgon një letër publike mediave dhe paparacëve

Privatësia e fëmijëve në media sociale është mjaft e vështirë, sidomos për figurat e njohura. Supermodelja Gigi Hadid, së fundmi u ka drejtuar një mesazh mediave dhe paparacëve. Ajo kërkon që vajza e saj të rritet e lirë, pa u mbuluar në public në mënyrë që të shmangen fotot e padëshiruara. Gigi e drejton këtë thirrje për mbrojtjen e privatësisë të gjithë fëmijëve.

“Ndërsa foshnja jonë rritet ne duhet të kuptojmë që nuknmund ta mbrojmë dot nga çdo gjë, në të njejtën mënyrë që mund ta bënim kur ishte më e vogël. Ajo pëlqen të shohë botën! Në vizitat tona më të fundit në Nju Jork, ajo dëshiron të ndjejë rrezet e diellit. Ajo nuk kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë unë kam dashur ta mbroj atë. Unë vetëm dua që ajo të shoh qytetin, fëmijët e bukur dhe të larmishëm që ecin rrugët e NYC … domethënë, pa stresin e cirkut mediatik që ndjek prindërit, të cilët janë figura publike.

E shkruaj të gjithë këtë për Paparazzi-t, shtypin dhe llogaritë e dashura të fansave, ju duhet ta dini që ne nuk e dëshirojmë fytyrën e vajzës sonë në media sociale. Dëshira jonë është ajo të mund ta zgjedhë vet se si ta ndajë veten, kur të arrijë moshën, dhe që të mund të jetojë sa më normale të jetë e mundur, pa u shqetësuar për një imazh publik që nuk ka e zgjedhur vet të pubkilohet. Kjo është gjëja që duam më shumë në këtë botë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, nëse kamera juaj fotografon vajzën time, përdorni ‘blur’ në fytyrën e saj, në mënyrë që ajo ta eksploroj e lirë NYC. E di që kjo mund të jetë e vështirë për ju, por unë si një nënë e rë dua më të mirën për vajzën time, ashtu siç të gjithë prindërit e duan. Shpresoj që kjo thirrje të nxisë veprime për mbrojten e fëmijëve nga mediat sociale.

Dua të dërgoj një  ‘Faleminderit’ të madhe për të gjithë ata që kanë treguar respekt në momentin që unë u kam kërkuar të ndalojnë fotografitë ndërkohë që eci në një ambjent publik. E vlerësoj shumë këtë gjë.

Për një fëmijë, veprimet e paparacëve të pakontrolluara dhe dramatike janë frikësuese.

E vlerësoj nëse ju hiqni pak nga koha juaj për ta lexuar këtë thirrje dhe shpresoj të më kuptoni. Me dashuri, G

Modelja 26-vjeçare, dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me vajzën e tyre Khai, në shtator të 2020-ës.

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook