Lidhu me ne

Radar

Mentor Petrela: I rrita vajzat vetëm, familja vjen e para…

Rrëfimi i rrallë i doktor Petrelës: I rrita vajzat vetëm

Mjeku Mentor Petrela bëri një rrëfim ndryshe këtë herë në ?Ftesë në Pesë?. Më shumë se sa si mjek tregoi detaje të jetës së tij që mbase jo të gjithë i njohin. Për shembull, pakkush e di që ai i rriti i vetëm dy vajzat e tij. E shoqja u largua herët nga jeta dhe Mentori u bë nëna, babai dhe shoku i dy vajzave.

Dikur, për hir të tyre ai la punën në Francë dhe u rikthye në Shqipëri.

S`mund të isha egoist. Duhej të isha pranë familjes. Për më tepër, Shqipëria ka më shumë diell dhe të mban më shumë në humor?, tha Mentor Petrela, i cili ende jeton pranë vajzave. Ato kanë krijuar familjet e tyre, por shtëpitë i kanë marrë pranë të atit.

Njihuni me familjen dhe bashkëshorten bukuroshe të Redi Jupit, vajza e një emri të njohur

Të gjithë e njohim Redi Jupin, ish-futbollistin dhe trajnerin e të rinjve që prej 9 vjetësh është pjesë e programit “Procesi Sportiv” në Top Channel. Por pakkush e njeh familjen dhe bashkëshorten simpatike të Redit. Sot, ata të dy ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” për të rrëfyer më shumë për historinë e dashurisë dhe familjen e lumtur me tre fëmijë.

Vivian, bashkëshortorja e Redit, është vajza e neurologut të njohur Mentor Petrela, por nuk zgjodhi mjekësinë për profesion si i ati. Ajo është pjesë e sektorit bankar dhe më e tërhequr nga ekrani – larg personazheve që duan të tërheqin vëmendjen nga fama e bashkëshortit. Por edhe Redi ka ditur mjaft mirë ta menaxhojë pjesën e “famës” me profilin e tij familjar dhe jashtë njohjes publike.

Takimi i parë i Redit dhe Vivianit ndodhi më shumë se 10 vjet më parë, ishte krejt rastësor. Ai, për herë të parë gjatë karrierës së tij si futbollist, bënte pushime në muajin gusht, ndërsa ajo, e ardhur me pushime nga studimet në Francë, nuk e kishte fare idenë që Redi Jupi ishte futbollist dhe i njohur në Tiranë: “Ka qenë rastësi fatlume, sepse Redi ishte akoma futbollist dhe në atë kohë kishte bërë një operacion në këmbë. Ishte një periudhë që nuk ishte në ritmin e atyre grumbullimeve që bëheshin për shkak të rikuperimit”, – kujton Vivian për njohjen me Redin. Ajo e njihte si personazh nga larg, nga mikesha të saj, por nuk i kishte kushtuar rëndësi: “Redin e kisha dëgjuar më tepër nga shoqe të miat, të cilat ma kishin prezantuar së largu… Pastaj na u ndezën ca xixa.”

Ndërsa Redi tregon se si fillim, atij i kishte bërë përshtypje fakti që Vivianit nuk i kishte interesuar fare karriera e tij si futbollist apo te qenit personazh i njohur: “Ajo që më bëri përshtypje te Vivian ishte fakti që ishte komplet e painteresuar për futbollin dhe nuk më njihte mua si futbollist. Këndvështrimi i saj ishte interesant, ajo interesohej për Redin, jo për futbollistin” – tregon më tej Redi.  

Pas atyre shkëndijave të para në të nxehtin e gushtit, lidhja do të ecte shumë shpejt dhe muaji prill i vitit të ardhshëm i bashkoi Redin dhe Vivin në martesë, e cila kishte nisur tashmë trashëgimtaren e parë, Parisin, e cila erdhi si një surprizë e bukur për çiftin Jupi.

Pas saj, rreth 2 vjet më vonë erdhi në jetë Jakobi, një fëmijë i dëshiruar dhe që shumë shpejt do të sillte edhe një vëlla, Eliotin.

Sot, Redi dhe Vivian kanë kopshtin brenda shtëpisë. Shtëpia është gjithmonë e zhurmshme me tre fëmijë. Ndodh shpesh kur ata duan qetësi vetëm për vete, por nuk ia dalin, megjithatë janë të lumtur, me gjithë peripecitë që duhet të kalojnë shpesh për shkak të fëmijëve, siç ndodh shpesh në rastet kur duhet të prenotojnë pushimet: “Për pjesën e pushimeve, ne sapo futemi në search, i kemi opsionet të limituara” – tregon Redi me të qeshur duke rrëfyer aventurat e një familjeje me “shumë” fëmijë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook