Lidhu me ne

Mix

Çfarë i eksiton gratë dhe vajzat?

Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, le të shikojmë se çfarë nuk u pëlqen seksualisht grave dhe vajzave. Atyre nuk u pëlqen: kur ti mendon se është mirë të rruhesh çdo tre ditë dhe t’i ndërrosh teshat një herë në javë.

Higjiena, është e para. Unë nuk mund t’u them sa herë ju duhet të rruheni, të laheni ose të ndërroheni. Por, një gjë e di me siguri: Gratë janë të bindura se një burrë i pastër është një burrë për dashuri.

Mos kërko të bësh dashuri kur ti vjen rrotull nëpër shtëpi, veshur me një kanatjere që mban erë djathë. Në se doni ta eksitoni vërtet partneren, veproni si më poshtë:

1-Bëni gjëra që ju e dini se asaj i pëlqejnë.

Kjo, më vonë, do t’u shpërblehet. Këshilla ime është: Hiqni dorë nga mënyrat, gjasme, fine të të jetuarit. Tregohuni vetja juaj. Kur jeni bashkë dhe vishni të dy të brendshme seksi, kjo është gjë e bukur. Dhe…e “bukur” do të thotë seksi. Pa mendoni njëherë! Ju visheni bukur që të bëni përshtypje tek ata që janë komplet të huaj, pse të mos e bëni këtë për të dashurin tuaj?

2-Bisedoni të dy

Kam shumë vjet, që dëgjoj gratë dhe burrat, kur flasin për eksitimin seksual të grave. Gratë thonë se kryesorja që i eksiton ato, është burri që e dëgjon gruan dhe është i lidhur me të. Është marrëdhënia. Gruaja kërkon të ndjejë se është, akoma, nën kujdesin e tij. Ajo dëshiron të ndjejë se ekziston, akoma, për burrin e saj. Ajo dëshiron të bindet se nuk është vetëm trupi  i saj që i intereson burrit.

Gratë duan që burrat t’i dëgjojnë dhe t’i bëjnë punët bashkë. Kaloni kohë duke biseduar. Përkëdheljet dhe shkëmbimi i historive, do t’u shtojnë ngrohtësinë në çdo kontakt dhe do t’u ngrohin për më vonë.

3-Prekeni atë

Gratë, më shumë se burrat, duan që të preken. Por, kjo nuk do të thotë medoemos që të preken aty poshtë. Ato duan t’u preket i gjithë trupi, të puthen nga të gjitha anët. Bëni dashuri fizike, ngadalë, përpara se të jesh gati për të bërë dashuri specifike gjenitale.

Një djalë njëherë më pyeti : Si mund të bëhem një dashnor i paparë, që ajo të mos më harrojë kurrë?

Në rregull, i u përgjigja unë. Në qofte se dëshiron të jesh një dashnor i tillë “i paparë”, lexo më poshtë këtë listë gjërash dhe vepro në këtë mënyrë:

Kur ajo përpiqet të flasë me ty, ti qesh me ato që ajo thotë.

Injoroje. Akoma më mirë, ndërroje bisedën për diçka që të pëlqen ty.

Lere atë të bëjë të gjitha punët e shtëpisë dhe ti sill në shtëpi një kile mish, kur të kthehesh.

Kurrë mos i kërko asaj falje, kurrë mos i bë komplimente.

Preke atë vetëm atëherë kur t’i dëshiron të bësh seks.

Në qoftë se ajo të thotë se nuk dëshiron, egërsohu dhe mërzite atë, deri sa ajo të dorëzohet.

Kur ajo dorëzohet, penetroje atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe largohu me njëherë, sapo të kesh arritur orgazmën.

Thuaj asaj se gratë e tjera me të cilat ti ke shkuar, të kanë thënë se ti je më i miri burrë që kanë provuar.

Pastaj kthehu nga ana tjetër dhe fli.

Provojini këto rregulla të thjeshta, dhe unë të garantoj se ti do të jesh i vetmi burrë, që ajo nuk do të të harrojë kurrë, madje, nuk do të dojë të të shikojë më.

Pra, harrojini këto të gjitha dhe veproni si më poshtë: Bëni atë që ajo dëshiron. Natyrisht, mënyra më e mirë për të ditur se çfarë e eksiton partneren tënde është ta pyesësh atë dhe pastaj të bësh atë që asaj i pëlqen.

Një nga ankesat kryesore të grave është, “Ai më pyet mua dhe unë i them atij, por ai kurrë nuk e bën atë që them unë. Kështu, pse ta shqetësoj!” Ose, “Ai e bën atë që  them unë vetëm për dy sekonda, pastaj bën diçka tjetër.”

Bëni diçka speciale.

Gratë vlerësojnë më shumë burrat që shpenzojnë pak kohë, për ta prurë atë në formë. Vlerësojnë burrin, që bën diçka që u nxit ndjenja romantike. Kjo mund të arrihet me ndezjen e qirinjve, me lulet, me parfumin, ose diçka tjetër të bërë speciale në këtë moment.

Mbështillni diçka.

Kur fjala është për dhuratat, duhet të dini se edhe diçka fare e vogël, mund të duket një gjë e madhe. Lulet janë të mrekullueshme.

Merr diçka fare të vogël dhe mbështille bukur. Ajo do të shndërrohet në diçka shumë speciale. Ti mund t’i japësh asaj një karficë shumë të bukur e të shtrenjtë dhe t’ia lësh atë në dorë. Kjo nuk do të ketë të njëjtin efekt, me atë sendin e vogël të mbështjellë. Ka diçka speciale në dhuratat.

Thojini asaj : “Ja, e kam zbukuruar për ty.

Jini pak aventurierë. Sot, të gjithë seksologët u rekomandojnë çifteve, të “dalin” nga shtrati. Ku të shkoni?  a-në tavolinën e kuzhinës b-në dush. c-në makinën e parkuar diku. d-në një motel në anë të rrugës. e-në të gjitha të mësipërmet bashkë.

Ja këto do ta mbajnë ndezur pasionin. Nuk është çështje parash apo luksi. Çështja është të përdorni imagjinatën dhe të gëzoheni. Në qoftë se ju të dy dini të jeni të çlirët të shqiptoni fantazitë tuaja, ju mund të jeni në shtratin e dhomës më të varfër të gjumit dhe të pretendoni se jeni në hotelin më luksoz.

Imagjinata kërkon ndihmë. Ju vërtet jeni një çift prej disa kohësh , por me imagjinatë mund të pretendoni se sapo u takuat. Hyni veç e veç në një bar ose hotel dhe filloni një bisedë. Një lloj bisede që e bëjnë vetëm dy njerëz që sapo janë takuar. Flirtoni, ndillni njeri-tjetrin. Tregoj asaj, se ajo që ti takove tani, është edhe më e mirë nga ajo qe e kishe takuar më parë. Laureshat kanë një rregull kur bëjnë dashuri, ato harmonizohen me partnerin. Është mirë të veproni si laureshat.

Por kujdes! Fantazitë nuk kanë sukses për këdo. Për disa njerëz loja me fantazitë mund të jetë e mërzitshme. Ata do të ndjehen qesharakë, budallenj, alarmantë dhe gjithçka tjetër, por aspak erotikë.

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix8 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi21 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi21 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix21 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix21 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske22 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook