Lidhu me ne

Mix

Pse burrat qajnë më pak se gratë? E shpjegon edhe shkenca

burrat 1 1280x720

Lot, dhimbjeje, frikë, zemërim, apo emocion. Ndonjëherë edhe nga gëzimi. Sipas studimeve të qash është më mirë, sepse çliron tensionin, por e rëndësishme është që të mos zgjasë shumë. Ajo që është e dukshme dhe tashmë e konfirmuar nga një studim i Universitetit të Pitsburgut, rezulton se burrat qajnë mesatarisht pesë herë më pak se gratë.

Arsyet pse meshkujt janë më pak të prirur për t’u emocionuar janë shkencore dhe kulturore. Nga pikëpamja biologjike, hormoni testosteron, tipik për meshkujt, mund të frenojë të qarën, ndërsa prolaktina, e pranishme në nivele më të larta te femrat, mund ta lehtësojë atë.

Për më tepër, është mjaft e qartë se ajo që i kufizon meshkujt nga shprehja e emocioneve është konteksti social në të cilin lotët konsiderohen joburrërorë. Në shumë kultura, e qara mashkullore konsiderohet një shenjë e fortë dobësie. Megjithatë, kjo tabu mungonte në epokat e kaluara historike. Në kohët e lashta, për shembull, e qara mashkullore konsiderohej si një simptomë e fisnikërisë së shpirtit, aq sa heronjtë, luftëtarët dhe njerëzit e shquar shpesh mallëngjeheshin pa turp.

Duke lënë mënjanë dallimet seksuale dhe duke analizuar të dhënat nga 37 vende anembanë botës, hulumtimi i botuar në revistën “Cross Cultural Research” zbuloi se, pavarësisht nga niveli i mirëqenies ekonomike, njerëzit qajnë shumë më tepër në kombet e pasura. Dhe studime të tjera vërtetojnë se, para adoleshencës, djemtë dhe vajzat qajnë njësoj që në moshë shumë të re.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix15 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix15 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix15 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix15 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix15 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix15 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix15 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix15 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix15 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook