Lidhu me ne

Mix

Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’ dhe a është lidhja juaj në rrezik?

Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’ dhe a

Në një moment të jetës, shumë çifte hamendësojnë dhe pyesin veten: “Sa herë bëjnë seks çiftet e tjera?” Megjithëse përgjigjja nuk është e qartë, terapistët e seksit kanë thënë shumë gjëra pikërisht për këtë temë.

Ka shumë përgjigje midis terapistëve të seksit rreth asaj që është mesatarja për çiftet në marrëdhënie afatgjata. Përgjigjet mund të shkojnë nga një herë në javë në një herë në muaj! Kur Ian Kerner u pyet se si u përgjigjet çifteve që e pyesin sa shpesh duhet të bëjnë seks, ai tha: “Unë gjithmonë jam përgjigjur se nuk ka asnjë përgjigje të saktë.”

Kur çiftet ndërpresin marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci.

Jeta seksuale e një çifti ndikohet nga kaq shumë faktorë të ndryshëm: mosha, stili i jetës, shëndeti i secilit partner, epshi dhe natyrisht, cilësia e marrëdhënies së përgjithshme.

“Mund të mos ketë asnjë përgjigje të saktë për pyetjen se sa shpesh çiftet duhet të bëjnë seks, por kohët e fundit unë i këshilloj çiftet të përpiqen të bëjnë seks të paktën një herë në javë.” – tha ai.

Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është një arsye e mjaftueshme për të etiketuar martesën/bashkëjetesën ose raportin tuaj si një marrëdhënie pa seks.

Megjithatë, mungesa e seksit nuk do të thotë që lidhja është në telashe, sipas ekspertëve. Seksi mund të jetë një nga mënyrat në të cilën çiftet shprehin dashurinë dhe dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni drejt një ndarjeje, megjithëse është diçka që duhet vlerësoni.

Dr. Kerner thotë, “Seksi duket se po shkon me shpejtësi në fund të listës ‘gjëra për t’u bërë’ të njerëzve; por, sipas përvojës sime, kur çiftet ndalojnë marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci. Unë besoj se seksi ka rëndësi: është ngjitësi që na mban së bashku dhe, pa të, çiftet bëhen ‘miq të mirë’ në rastin më të mirë, ose ‘shokë dhome që zihen’ në rastin më të keq.”

Burimet: Women’s Health, Healthline

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook