Lidhu me ne

Mix

Kush është Edona Bilali ?! Kush e njeh, kërkon ta këtë sa më afër

Edona Bilali, sipërmarrësja energjike me të cilën do të donin të punonin të gjithë

  “Suksese dhe dështime, janë suksese dhe mësime”, Edona Bilali

Nuk ndalet Edona Bilali! Kush e njeh, kërkon ta këtë sa më afër, ta ketë në grupin e punës, në kompani, të bashkëpunojë, apo të paktën të konsumojnë biseda me një çaj apo kafe përpara. Arsyeja është e thjeshtë, Edona është si një katalizator, një burim frymëzimi, një konsulente e mirë, mentore, për studentë e sipërmarrës. Përmendim studentët e dy fakulteteve të ekonomisë në Tiranë e Durrës, ku Edona prej vitesh jep mësim.

Intervista/ Edona Bilali: Ja pse e pranova ftesën e Ramës! - ATSH -

Sot, po flasim gjithnjë e më tepër për persona shumëdimensionalë dhe Edona është mishërimi i plotë në këtë kuptim. Ka vetëm 7 vite që ka mbaruar universitetin, drejtuese e biznesit ‘’AZ Consulting’’, ka nisur e zhvilluar disa projekte biznesi, është trajnuar, ka trajnuar e u ka dhënë mësim njëkohësisht studentëve.

Në morinë e sipërmarrjeve që rendin drejt fitimit, (e deri këtu gjithçka është shumë mirë) Edona dallon për entuziazmin me të cilën e përqafon çdo nismë, për sensibilitetin ndaj natyrës dhe kafshëve, dhe praktikën e punës me të cilën po zhvillon sipërmarrjet dhe karrierën e saj profesionale.

Edona Bilali - Si i keni punët me bakllavën? 🙈 Dilema e... | Facebook

E pyetur për vëmendjen e theksuar ndaj produktit, Edona mendon se përgjithësisht SME-të në vend, e shohin me më shumë vëmendje. ‘’Gjithë ne sme-të i trajtojmë produktet sikur të jenë fëmijët tanë, sa janë në SME, ndoshta VIP-ave u janë rritur fëmijët’’.

Nuk mohon se për organizimin e ditës së saj i nevojiten tri axhenda, për punën e saj në biznes, në universitet, e për angazhimet e saj si profesioniste. ‘E hëna është në zyrë, pasi kyejmë gjysmën e punës javore. Ndajmë detyrat duke treguar edhe detyrat e mia para stafit. Dy ditë në javë patjetër duhet të jem jashtë Tiranës, pasi klientët janë nga Mitrovica deri në Zarë’’, thotë Edona.

Mësimdhënia vijon pasdite në fakultet, e më pas vështirë të mos ketë një takim tjetër.

Këtë vit, ajo ka zgjedhur të japë mësim gjatë semestrit të parë në Tiranë. Ndërsa ka filluar studimet në një shkollë doktorale ndërkombëtare, që e “detyron” të fluturojë shpesh drejt Austrisë.

Pjesë e përhershme e punës së saj janë projektet, shkrimi i tyre, aplikimi. Në tre të katërtat e projekteve që shkruan kompania, ajo është menaxhere projekti.

Edona Bilali: PS ka marrëdhënie të ndërlikuar me bashkinë e Shkodrës, për  interesin e shkodranëve do të kërkoj bashkëpunim - Gazeta Bulevard

Ditën që e takojmë, Edona është edhe më pozitive për të ardhmen, pasi sapo ka analizuar me stafin e saj rezultatet e një formulari vlerësimi bërë më klientë e donatorë. ‘’Jemi shumë të kënaqur me vlerësimet, pasi janë shkëqyer. Kjo është motivuese’’, thotë ajo.

Edhe pse kërkuese, ndaj vetes, stafit e studentëve, ajo nuk humbet rastin të celebrojë çdo arritje. E shikon si mundësi për të ecur më tej. Në kompaninë e konsulencës me fokus standardet e cilësisë, hapen 3-4 shishe shampanjë në muaj. Edona thotë se, ‘’Çdo rast festiv është rast për celebrim, ta festojmë dhe të ecim me ritme edhe më të larta’’. Festat, apo edhe pushimet e përbashkëta një herë në vit, kanë në bazë respektin reciprok dhe një trajtim human.

Edona Bilali: Në katër vite synojmë që Shkodra të jetë kryeqendër ekonomike  e veriut - Radari.al

Gjatë takimit me Edonën, në ambientet e kompanisë dëgjojmë zërin e një vajze jo më shumë se 4 vjeç. Është vajza e një prej punonjësve, që vjen prej disa ditësh në punë me mamanë. Por, kur e pyesim Edonën për këtë altruizëm ‘’të tepruar’’, i cili mund të cënojë perfomancën e punës së punonjësit, tregon se në fakt ky është egoizëm i saj, pasi këtë do të donte ta bënte dikush tjetër për të nesër kur do të ketë vetë një fëmijë. Një raport familjar me punonjësit, të cilët njëkohësisht nuk e ‘’zgjasin’’ asnjëherë orarin e pushimit të drekës, orar që është parashikuar brenda 8 orarëve të punës.

Ish punonjëse në ministrinë e Financave, Edona tregon se po ia dalin të aplikojnë disa strandade të administratës publike, si pagesat me datë 1 të çdo muaji, dhe çdo festë zyrtare në kalendar është pushim.

Stimujt financiarë, krahas atyre moralë, janë një metodë që po aplikohet nga kompania e konsulencës.

Dëshira për të mbështetur e ndihmuar të rinjtë, e nxit Edonën sot t’u japë mësim studentëve, e të ketë prej kohësh tashmë një webfaqe të saj, ku publikon njoftime punësimi e trajnimi.

Ajo tregon se, ende nuk i ka rënë motivimi për të shkuar në Universitet te studentët e saj. ‘’Siç kam pasur 3-4 pedagogë, që i kam shumë për zemër, mentorë, mendoj që akoma sot vazhdoj të ofroj vlerë të shtuar praktikën. Nga 3 orë, 2.5 studiojmë projektet, operojmë më projektet’’, thotë Edona.

Mënyra si studentët përfshihen gradualisht, dhe fitorja që siguron kur lënë celularin, është e çmuar në ditët e sotme. Tashmë studentët e parë të saj po i has në punë, janë klientë, janë sipërmarrës, financierë, etj.

Edona dhe deti

Një vajzë sipërmarrëse, por shumë sociale nuk mund të mos kishte një lidhje të fortë me natyrën. Deti është destinacioni i saj i pashmangshëm, në një sezon të shtrirë përtej tre muajve, ëndrra e operatorëve turistikë. Nga 1 maji deri në tetor, çdo fundjavë Edonën e gjen në plazh, kudo të jetë. Prej dy muajsh shkon në Velipojë dhe për pushimet atje nuk mungon asnjë vit. Edhe pse thotë se është amatore, nuk jeton pa zhytjen.

“Suksese dhe dështime, janë vetëm sukses!”

Dështimi mund të ketë shijen e vet të hidhur, por tashmë shumë sipërmarrës po e shohin si një të keqe të domosdoshme për të bërë sukses. Mësimet nga dështimet mund të çojnë karrierën tuaj përpara dhe kështu e shesh edhe Edona. Punët që nuk shkuan mirë i tregon me po aq entuziazëm sa ato të suksesshme.

Puna e Edonës, vërehet më së shumti në hapjen dhe konsolidimin e aktiviteteve, si bashkëpronare apo asistente në emër të kompanisë së konsulencës.

Një biznes me rrushin, i nisur tre vite më parë, aktualisht po ecën shumë mirë. Tashmë aktiviteti ka hyrë në vitin e tretë dhe ka 70 veta në listë-pagesa.

Në suksesin e tregtisë së gështenjave nga Tropoja gjendet po ashtu ‘’dora’’ e  Edonës. Ajo niset nga kompania për një fundjavë pune në Tropojë, iu kërkua të qëndrojë edhe disa ditë të tjera, dhe pas një javë kërkon nga familja valixhen me ndërresa për të qëndruar një muaj e gjysëm. Pjesë e punës së saj të përditshme është ngritja e sistemeve të punës. Këtë bëri me biznesin e gështenjave, i cili atë tetor, arriti të realizojë eksporte të kënaqshme.

Një tjetër projekt që ka ecur mirë është ai i grumbullimit të zorrëve të kafshëve. Grupi i saj i punës nuk fitoi në një kompeticion ku mund të financoheshin 300 mijë lekë. Një vit e gjysëm më vonë, me këtë ide, aplikuan tek një tjetër projekt, REC dhe përfituan 10 mijë euro. Projekti i zorrëve sot ka dhjetëfishuar aktivitetin e premtuar duke kaluar nga 2 tonë në 10 tonë. Nga 1 i punësuar, tani janë 4 të punësuar. Aktiviteti i zgjeruar këtë vit në Kosovë, ka bërë që edhe vetë thertoret të punësojnë posaçërisht për këtë 7 veta në të gjithë vendin.

Idetë e suksesshme, të pa vlerësuara në fillim, janë pikërisht mësimi se askush nuk duhet të dorëzohet në goditjet e para. Përpjekja për të disatën herë mund të japë një produkt edhe më të suksesshëm.

/Artikulli u publikua më parë në Business Magazine Albania.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix17 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix17 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix18 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix18 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix18 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix18 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix18 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook