Lidhu me ne

Mix

Java 18 – të e shtatzanisë ? Ja çfarë duhet të dini

Java 18

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  12 cm

Pesha e bebes: 150 gramë

Java e 18-të dhe si ‘fluturat” në stomak kur bini në dashuri, kështu janë dhe “fluturat” në barkun tuaj që shkaktohen nga lëvizjet e bebes gjatë gjithë kësaj periudhe dhe që i përkasin një dashurie gjithashtu! Që do të zgjasë përgjithmonë!

Venat e bebes tani janë të dukshme nga lëkura dhe veshët janë në pozicionin e tyre final, megjithëse akoma do të dalin edhe pak më shumë “lart”kokës. Një mbështjellëse  mbrojtëse e myelin ka nisur të formohet rreth nervave, një proces që do të zgjasë për rreth një vit pas lindjes. Fetusi shpesh rrokulliset në bark, duke thithur gishtin.  Mitra dhe tubat fallopianë janë krijuar tashmë nëse është vajzë dhe nëse është djalë, gjenitalet e tij janë tashmë të dukshme, edhe nëse nuk duken në ultrasound / eko (ndoshta për shkak të pozicionit në atë kohë).  

18η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…ushtrimet Kegel mund t’ju ndihmojnë për një shtatzani të mbarë? Nëse jo, do të të them pse! Ky është një grup ushtrimesh i ‘tkurrje dhe çlirim” të muskujve të pelvisit të cilat forcojnë muskujt e pelvisit, mbështetësit e mitrës, fshikëzës së urinës, zorrëve të holla dhe atyre të trasha. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë me  diuresis (mundësinë për të kontrolluar më mirë mbajtjen e urinës gjatë shtatzanisë), me lindjen e fëmijës (duke rritur qarkullimin në zonën vaginale dhe atë anale do të keni lindje më të mirë), por edhe me shërim më të shpejtë (nëse do të keni të qepura) në këtë zone gjatë lindjes. Pse nuk i bën një telefon mjekut për më shumë informacion?

Oreksi ka nisur të të rritet, por kujdes me sasi të mëdha të snaks. Hani diçka që ju shkon mendja, por vendos kryesisht ushqime të shëndetshme në dietën tënde ditore. Dhe tani rrobat kanë nisur të mos të bëjnë më. Normale përderisa pelvisi yt dhe si rrjedhojë dhe perimetri i mesit do të “zgjerohet” dhe do të vijojë kështu deri në lindje.

Sistemi yt kardiovaskular po pëson ndryshime dhe do të vëresh shpesh të kesh tension më të ulët se zakonisht. Kështu në mënyrë që të mos ndiesh marrje mendsh të menjëhershme, shmang uljen dhe ngritjen e menjëhershme. Gjithashtu kur  je shtrirë, është mirë të shtrihesh në krah madje dhe në anën e majtë, sepse kur je shtrirë me kurriz, mitra mund të shtypë venat duke penguar qarkullimin e duhur të gjakut drejt dhe nga zemra.

Në shumicën e rasteve, nëse ke shtatzani pa probleme dhe që shkon mbarë, mund të vijosh të shkosh në punë si zakonisht. Mbaj në mend të mos ngresh pesha të rënda, të mos ngjisësh shkallë (të paktën sa të mundësh) dhe zakonisht shmang  gjithçka që mund të dëmtojë ty apo fëmijën tënd. Përpiqu të vishesh me rroba të rehatshme dhe sipas stinës, por vish këpucë të qëndrueshme me shollë gome. Gjithashtu  bëj pushime 5 deri 10 minuta për të ecur, pini një lëng frutash ose thjesht mbyll sytë për pak dhe qetësohu.Këshillë

Shumë shpejt miqtë dhe të afërmit do të vijnë tek ty si “mbreti i mbajtjes së dhuratave”! Por çfarë tjetër të duhet për beben? Cilat janë nevojat e tua? Krijo dhuratën tënde… regjistrin! Një listë që përmban të gjitha gjërat që të duhen (përgjithësisht, jo në detaje) apo dyqanet që të pëlqejnë. S’është e nevojshme të kërkosh gjëra specifike, mjafton të flasësh me ta për kategoritë e dhuratave që të duhen. Kjo do të ndihmojë dhe ata të mos humbasin kohë dhe para për blerje të panevojshme (apo dyfishe e trefishe), por për dhurata të nevojshme.

Javë të mbarë… dhe shijoni bërjen e listave!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook