Lidhu me ne

Mix

Sa herë duhet të lëvizë bebi në bark ?

10 mënyra se si bebi ju dërgon sinjale nëse shtatzënia po shkon mirë apo ka rrezik

Kur një çift merr rezultat pozitiv në testin e shtatzënisë, të dy janë në “qiellin e shtatë”! Por kjo lumturi vjen e shoqëruar me ankthin. Kjo për shkak se tani e tutje, një grua shtazënë duhet të jetë tepër e kujdesshme për sigurinë e fëmijës së saj në mitër. Ndërsa mjeku është gjithmonë aty për t’ju ndihmuar, gruaja mund të kujdeset për sinjale të caktuara që i jep fëmija në mënyrë që të shmangë  ndonjë komplikacion të paparashikuar. Dhe një sinjal i tillë që ju lejon të dini për gjendjen e fëmijës në bark janë goditjet që ai ju jep. Më poshtë ju tregojmë se cilat nga këto sinjalet tregojnë se gjithçka po shkon në rregull dhe cilat tregojnë se ka një rrezik.

Sinjalet që tregojnë se fëmija është i shëndetshëm:

  1. Lëvizja më e shpeshtë. Në përgjithësi, deri në javën e 16-të, ju mund të ndieni një gjë të lehtë, si një flutur në barkun tuaj. Ndodh që mund të jenë gazra brenda zorrëve por mund të jetë edhe foshnja juaj. Megjithatë teksa afroheni në javën e 20-të të periudhës tuaj të shtatzënisë, do të filloni të ndjeni më qartë se foshnja juaj ju gjuan. Këto lëvizje të tijë vijnë më të gjallëruara.
  2. Spazmat e bebit. Pak javë pasi keni ndier lëvizjet e para, goditjet e bebes mund të ndryshojnë në lëvizje të çuditshme. Ne themi të çuditshme, sepse është diçka që nuk e keni ndier kurrë më parë. Dhe pastaj, do të ketë lëvizje ritmike në barkun tuaj, që mund të ndodhë për disa sekonda. Këto janë spazmat e fetusit që tregojnë se janë normale dhe bebi është i shëndetshëm.
  3. Goditje të paplanifikuara nga foshnja. Me rritjen e fetusit, së shpejti do të kuptoni se fëmija juaj është më aktiv në një periudhë të caktuar kohe gjatë ditës ose gjatë natës. Megjithatë, mos u shqetësoni nëse fëmija juaj nuk është aktiv në atë periudhë të saktë të kohës në një ditë të caktuar dhe është aktiv gjatë një kohe ose ore të ndryshme. Përderisa fëmija juaj bën lëvizje, nuk ka rëndësi se në cilën orë të ditës apo të natës ndodhin ato.
  4. Të paktën 10 goditje në dy orë. Ndonjëherë mjekët rekomandojnë numërimin e herëve që bebi ju gjuan për të kuptuar nëse fetusi ka ndonjë problem apo jo. Por pastaj, nuk ka numër të caktuar të goditjeve që konsiderohen normale. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve sugjeron të vëzhgosh kohën që i është dashur fetusit për të bërë 10 lëvizje. Dhe, në mënyrë ideale, do të duhej të ishte 10 goditje në 2 orë!
  5. Goditje që të dhembin. Deri në javën e 28 të shtatzënisë, fëmija juaj duhet të lëvizë rregullisht. Lëvizjet mund të ndjehen si një shkelmim, zhurmë, rrokullisje, apo edhe një goditje. Por nëse në ndonjë moment ndieni një goditje që ju dhemb, mos u shqetësoni. Kjo është normale kështu që vazhdoni të qeta.
  6. Reagon ndaj stimujve. Një shenjë tjetër që tregon se bebi është mirë është përgjigjja e foshnjës suaj nga një stimul i jashtëm. Nëse fëmija juaj lëviz ndaj një vakti ushqimor, reagon pas zërit tuaj apo të bashkëshortit, apo lëviz kur vendosni një dritë tek barku, të gjitha këto tregojnë se është i shëndetshëm.
  7. Lëvizje të ngadalta por të vazhdueshme në javën e 36-të. Shpesh thuhet se lëvizjet e foshnjës suaj do të ngadalësohen pak gjatë javës së 36-të të shtatzënisë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të ketë një rënie drastike. Kur rritet fëmija, hapësira brenda mitrës zvogëlohet dhe për këtë shkak lëvizjet mund të duken jo aq të shpeshta.  Megjithatë, fëmija juaj duhet të vazhdojë të tregojë lëvizje të qëndrueshme gjatë kësaj faze.

Sinjalet e fetusit që tregojnë se mund të ketë një rrezik:

  1. Numri i zvogëluar i goditjeve. Deri në javën e 28-të, lëvizjet e foshnjës suaj duhet të përforcohen dukshëm. Nëse vëreni se numri i goditjeve dhe lëvizjeve është reduktuar në mënyrë drastike, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku tuaj. Ai do të kryejë teste prenatale për të kontrolluar nëse çdo gjë është në rregull me fëmijën.
  2. Fryrje të papritura pas goditjes së dobët të foshnjës. Ndonjëherë, mund të ketë një fryrje të papritur pas goditjes së foshnjës. Zakonisht këto lloj fryrjesh mund të jenë shenjë e shqetësimit akut të fetusit. Ju duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj nëse ndjeni ndonjë veprim të tillë jonormal.
  3. Nuk ka goditje të përditshme. Deri në javën e 24-të, menjëherë pas rritjes, fëmija juaj duhet të tregojë një numër të caktuar të lëvizjeve gjatë ditës. Sidoqoftë, nëse fëmija juaj nuk shfaq lëvizje çdo ditë pas javës së 24 , duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj. Mos prisni të kalojnë 24 orë.

Shpresojmë që këto shenja dhe sinjale rreth goditjeve të foshnjës suaj t’ju kenë dhënë një ide të asaj që duhet të ndodhë. Fëmija juaj është i rëndësishëm për ju dhe kështu është siguria e tij. Pra, mos neglizhoni asgjë nëse keni sadopak dyshime rreth lëvizjeve të fëmijës suaj. Urojmë të keni një shtatzëni të sigurt!

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook