Lidhu me ne

Kryesore

Koha që myslimanët ta mbajnë ezanin për vete



Nga Mustafa Nano

Në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, me të cilën nuk merret askush. Në një Comedy Club (nuk e kam ditur që ekziston një i tillë), dikush me prirje komike ka marrë mikrofonin e ka bërë ironi me ezanin.

Ju e dini, ezani është ajo lutja që u bëhet myslimanëve pesë herë në ditë, e që unë asnjëherë nuk e kam kuptuar, dhe nuk e kuptoj gjithë ditën e ditës, pse duhet të jetë një thirrje që bëhet me altoparlantë. Unë e kuptoj pse bëhet me altoparlantë në vendet arabike: arabët janë të gjithë myslimanë. Ndërsa në këtë vendin tonë nuk ka vetëm myslimanë. Ka edhe të tjerë, të cilët nuk janë pak.

Dhe për këta të fundit, të dëgjojnë ezanin nuk është ndonjë qejf i madh, nuk është fare qejf, është në të vërtetë bezdi, ashtu siç është bezdi çdo gjë që njeriut i futet përdhunshëm në jetën e tij. Nuk keni menduar ndonjëherë për këtë?

Mendojeni pak. Është tamam kështu. Ne e kemi pranuar këtë gjë, por është një gjë që duhet ta shtrojmë për diskutim, në kuadër të një diskutimi më të madh mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri. E di që mund t’ju duket një ide trazuese, kontroverse, por duhet bërë ky diskutim.

Myslimanët janë një pjesë e shoqërisë shqiptare, dhe duhet të kenë respekt për pjesën tjetër. Ata kërkojnë vazhdimisht respekt, kërkojnë të mos fyhen, por janë ata të parët që duhet të kenë respekt për ne të tjerët.

Dhe ky respekt duhet të fillojë me një tërheqje të tyren. Duhet të gjejnë mënyrën që ezanin, e gjithçka tjetër që ka të bëjë me fenë e tyre, ta mbajnë për vete. Edhe qeveria shqiptare duhet ta mendojë këtë gjë.

Por përpara se të shkojë deri në këtë pikë, qeveria duhet të bëjë gjëra më të thjeshta: Duhet të ndalojë imamët të transmetojnë për gjithë qytetin ligjëratat e tyre fetare.

Kjo është më shumë se bezdi. (Ndodh çdo të premte në Kavajë, meqë ra fjala.)
Kthehem te ajo që po thosha.

Dikush pra, ka bërë ironi me ezanin. Dhe ky dikush është gjendur më pas nën një agresion të paparë online. E kanë sharë mbarë e mbrapsht, e kanë kërcënuar, deri edhe me vdekje.

Nuk kam parë asnjë gazetar të shkojë t’i vërë mikrofonin te goja këtij djalit, e të dëgjojë prej tij se çfarë mendon për atë që bëri, pse e bëri, pse duhet bërë, a do ta bënte sërish, e se çfarë mendon për zulmën e madhe të talebanëve që do donin ta linçonin.

Nuk kam parë një raportim, ku të na thuhet se kush është ky djalë, ku është tani, është në Shqipëri apo e la për fare Shqipërinë. Kam dëgjuar që klubi është mbyllur, sidoqoftë, prej shqetësimit se mos talebanët tanë ndërmarrin hapa të rrezikshëm. Dhe pronarët janë larguar pa adresë. Prej frikës.

Është situatë absurde, e pakuptueshnme, e pafalshme. Për mua, kryeministri shqiptar duhet të bëhet i gjallë e të dalë në mbrojtje të fjalës së lirë. Jetojmë në një botë, ku jemi të lirë të kritikojmë e ironizojmë çdo gjë, çdo person, çdo personalitet, çdo profet, çdo ide, e nuk paskemi të drejtën të kritikojmë Islamin.

Unë e di që ky nuk është vetëm problemi ynë. Është problem gjithandej nëpër botë.

Komedianët, karikaturistët e gjithkush tjetër i jep të drejtë vetes të tallet me çdo autoritet në Tokë e në Qiell, por ka skrupuj e frikë kur vjen puna të thotë diçka për Islamin.

Duket sikur bota i është dorëzuar një ideologjie obskure e reaksionare. E pabesueshme!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook