Lidhu me ne

Kryesore

Edi Rama duhet rrëzuar, por si dhe me kë?!

Edi Rama duhet rrëzuar, por si dhe me kë?!

Nga Nikoll Lesi

Isha para 25 prillit pjesë integrale e Opozitës, edhe si media kundërshtare e regjimit të Edi Ramës.

E bëra këtë vendosje në vijëfronti antiRama nisur nga mendimi se duhej ndaluar uzurpimi i pushteteve të tjera nga pushteti politik ekzekutiv; nisur nga ide e kahershme dhe e përhershme se pushteti duhet të jetë i drejtë, ligjor dhe të mendojë për njerëzit e jo për një klasë personash, të cilët kanë futur gjithçka në dorë: vendimmarrjen politike, median, biznesin, pra jetën tonë si qytetar.

Por opozita gaboi në strategji e taktikë për ta mundur Edi Ramën.

Ikën nga parlamenti krejt çuditshëm, në mos të themi idiotçe. Nuk u futën në zgjedhje vendore në mënyrë habitore. Dolën në protesta para kryeministrisë e përreth restorantit ku darkonte kryeministri dhe nuk mundën ta detyronin atë e komunitetin ndërkombëtar që Edi Rama të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

U zhvillua një miting me 2 mars 2020 prej Presidentit Meta me dhjetra mijëra qytetarë antiregjim, por ai miting mori në qafë Presidentin e jo qeverinë.

Mitingu ishte forme zemërimi antiRama, por nuk ishte krejt proMeta, ndonëse ky i fundit e mori si mbështetje personale nga populli.

Për Ilir Metën, mitingu i 2 marsit, ishte fillimi i mos pasjes kontakt më me popullin, por në letra sondazhesh që vinin kushedi nga ku, por që nuk tregonin realitetin.

Më vonë Opozita pranoi ndryshim Kushtetute dhe heshti duke menduar se do ta mundte Edi Ramën.

U fut në dy koalicione, një lojë djallëzore e Edi Ramës. Nuk po themi edhe e Lulzim Bashës, sepse mbetet akuzë e rëndë. Por u futën në vija fronti të ndarë, por për dreq edhe të përçarë.

Në bazë PD-ja thoshte hapur që mos jepni votat LSI-së, por ne si PD.

LSI-ja vazhdonte të ishte në qiellin e shtatë prej mitingut te 2 marsit!

Ata, si LSI, ishin fare në tokë edhe për fajin e pushtetit të Edi Ramës që me shumë masakroi LSI se sa Lulzim Bashën.

Në javën e fundit ndodhen ngjarje katastrofike për Opozitën, jo për fajin e saj. Fati nuk ishte me ta. Ngjarja e vrasjes në Elbasan nuk u hetua para zgjedhjeve siç duhej dhe krejt propaganda rilindase u derdh mbi Ilir Metën.

Se ç’punë kishte Ilir Meta me vrasjen, mbetet sikur të themi se ish-presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, u vra më 22 nëntor 1963, në 12:30 në Dallas, Teksas, prej LSI-së!

Vrasja krijoi panik të pjesa gri e popullsisë, por edhe te vetë socialistët e pakënaqur me Edi Ramën.

Edhe ato mijëra vota që ishin nisur te Opozita shkuan te PS-ja ose nuk dolën fare në votime.

Lulzim Basha nuk shkoi në mitingun përmbyllës të LSI te sheshi Nënë Tereza, duke thënë indirekt në publik se nuk na duhet LSI.

Presidenti Meta e shkatërron krejt punën e tij antiregjim me një intervistë dy ditë para zgjedhjeve duke sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Propoganda e Ramës e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë intervistë pasi e përktheu siç deshën, se gjoja amerikanët nuk duan Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Pra duhet prapë Edi Rama!

Presidenti Meta, i cili kishte zhvilluar gjithë atë luftë antiRama, antiMafia dhe antiOligarki e që kishte mbetur i vetëm si “opozitë reale”; e prishi me sulmin kundër Yuri Kim.

Dhe as nuk u kujtua si politikan me eksperiencë që të gjente një formë ku të bënte autokritikë për ato çka tha, por insistoi më keq.

Të dielën në darkë në mënyrë esktradjallëzore, kur pasi Opozita ishte akoma në delir se kishte fituar (ndonëse votat u blenë deri në 500 euro në Laprakë nga mazhoranca) doli Baton Haxhiu te Top Channel dhe me një sondazh lajmëroi se Tirana është humbur nga PS, pra Opozita ishte sipas sondazhit diku te 3 deputetë plus. Se edhe në Durrës, Berat, Korçë, etj opozita duket në avantazh.

Kjo ishte lojë përfekte e Edi Ramës.

Kryeministri kishte frikë se mos opozita dilte nga komisionet e votimit dhe numërimit me argumentin e saktë se “votat po blihen”.

Baton Haxhiu vazhdonte live me sondazhin e tij, se PS-ja po humbet…

PD dhe LSI po bënin planet për ndarjen e pushtetit, ndërkohë që Batoni fliste!

Presidenti ishte në humor me 25 prill, ndryshe nga tre ditë më parë kur sulmoi egër ambasadoren amerikane.

Edi Rama me laptopin e tij në Surrel numëronte kutitë. Ai e dinte, siç kishte thënë, se sa deputetë do merrte. Fiks 74 deputetë.

Dhe kaq mori!

Opozita humbi.

U përça, u nda!

Tani Rama mbreteron edhe 4 vite. Kryeministri duhet të ketë frikë vetëm nga Edi Rama!

PD dhe LSI nuk ndezin më fitil zemërimi në popull kundër Ramës.

A duhet opozitë e re që të rrëzojë kryeministrin?

Duhet!

Opozitë që të rrëzojë krejt systemin e këtyre 30 vitëve nuk gjendet. Por së paku të dalë një opozitë e re që ta çajë sistemin, që ta detyrojë të ndryshojë trajektore.

A duhet rrëzuar Edi Rama?

Po!

Si?

Me këta që kemi nëpër këmbë si opozitë, duket e vështirë, në mos e pamundur!

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore5 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix5 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix5 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar5 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook