Lidhu me ne

Mix

Këto gjëra duhen shmangur 10 javët e para të shtatzënisë

Nga java e 5-të deri në javën e 10-të të shtatzënisë, fetusi është shumë i dobët dhe mund të dëmtohet lehtë. Gjatë kësaj kohe, formohen të gjitha organet kryesore dhe dëmtimi i embrionit mund të ketë pasoja të rënda si dhe të shoqërohet me defekte të rënda në lindje. Ndër shkaktarët kryesorë të dëmtimit përfshihen:
 Teratogjenet. Te këto substanca të dëmshme përfshihen alkooli, barna të caktuara dhe drogat. Mundohuni t’i shmangni këto substanca.
 Infeksionet. Në fazat e para të shtatzënisë, fetusi mund të dëmtohet rëndë nga viruset dhe bakteret e ndryshme. Ai mund t’i marrë infeksionet përmes nënës, por ju ndoshta nuk arrini t’i ndieni apo t’i dalloni simptomat e disa sëmundjeve, të cilat mund të shkaktojnë defekte serioze. Vaksinat dhe imuniteti i trupit ju mbrojnë nga disa infeksione të dëmshme. Gjithsesi, merrni masat e duhura për të shmangur ekspozimin ndaj sëmundjeve, si: lija e dhenve, fruthi, shytat, rubeola apo citomegalovirusi (CMV).
 Rrezatimi. Dozat e larta të rrezatimit të jonizuar, si terapia me rreze për të luftuar kancerin, mund ta dëmtojnë fetusin. Nga ana tjetër, niveli i ulët i rrezatimit si ai që përdoret në një radioskopi, në përgjithësi nuk paraqet ndonjë rrezik të konsiderueshëm për të shfaqur ndonjë defekt në lindje. Gjithsesi, kini kujdes. Kur jeni shtatzënë, është mirë që të mos bëni asnjë radioskopi, me përjashtim të rasteve kur është e nevojshme, po ashtu, nuk do t’i nënshtroheni asnjë operacioni apo të merrni mjekime të ndryshme, me përjashtim të rasteve kur është e nevojshme.
Nëse keni një problem të rëndë shëndetësor dhe duhet patjetër të bëni radioskopi, atëherë para se t’i nënshtroheni kësaj procedure, këshillohuni më parë me mjekun.
Ka raste kur radioskopia është më shumë e dobishme sesa e dëmshme, edhe në shtatzëninë e hershme. Mos u alarmoni nëse keni bërë një radioskopi pa ditur se jeni shtatzënë. Ka shumë pak gjasa që fetusi ta ketë marrë atë nivel rrezatimi, i cili mund të shkaktojë probleme.
 Kequshqyerja. Nëse vazhdoni të ushqeheni keq edhe gjatë shtatzënisë, mund të dëmtoni foshnjën. Zhvillimi i qelizave të saj mund të preket ndjeshëm, në rast se nuk merrni sasinë e duhur të vitaminave. Megjithatë, embrioni nuk para dëmtohet nga mungesa e kalorive, edhe pse të përzierat dhe të vjellat kufizojnë dozën e tyre ditore. Mos harroni të merrni çdo ditë multivitamina, që përmbajnë të paktën 400 mikrogramë acid folik, falë të cilit ulet rreziku që foshnja të lindë me problemin e spina bifida-s apo defekte të tjera në tubin nervor.

Marre nga libri ‘Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme’

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook