Lidhu me ne

Mix

Horoskopi i dashurisë, ja me cilat shenja duhet të krijojë marrëdhënie Ujori

cupos

E ndërsa i afrohemi me shumë datës 14 shkurt, ditës që njihet nga të gjithë si dita e dashurisë, edhe yjet kanë bërë gati planet e tyre për ju, sidomos për Ujorin pasi jemi zyrtarisht në muajin e tij. E dini vallë pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet e Ujorit? Shumë e thjeshtë mungon përputhja me shenjën e duhur, por cilat janë më fatlumet që do të mund të shijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me të, do e zbuloni më poshtë:

Ujori dhe Dashi: Marrëdhënia e Ujorit me Dashin është një ndër marrëdhëniet më të komplikuara mes shenjave të horoskopit. Dashi njihet për kokëfortësinë e tij dhe dëshirën për të qenë ai partneri dominues, por kjo karakteristikë e tij bie ndesh me një shpirt të lirë si Ujori. Kjo lidhje është e destinuar të mos funksionojë pasi asnjë prej të dyve nuk pranon të jetë ‘’i nënshtruari’’ në lidhje.

Ujori dhe Demi: Lidhja mes një Ujori dhe një Demi është e destinuar të përballet me ulje-ngritje të vazhdueshme, pasi të dyja shenjat tërhiqen dhe largohen nga njëra-tjetra. Demi është i tunduar nga pavarësia e Ujorit, por në të njëjtën kohë ka nevojë për të patur një lidhje të sigurtë që Ujori nuk ia fal dot. Demi është shenjë që i pëlqen të përllogarisë gjithçka dhe të mos i lërë asgjë rastësisë, ndërkohë që Ujori dëshiron të ndjekë momentin dhe të mos mbytet nga monotonia.

Ujori dhe Binjakët: Ujori dhe Binjakët duket se janë bërë për njëri-tjetrin pasi janë të dyja shenja që e duan lirinë, nuk u pëlqen imponimi dhe rregullat strikte, dinë të komunikojnë dhe janë tolerante. Nëse jeni Ujor dhe partneri juaj Binjakët, mos e lëshoni nga duart pasi keni njeri besnik dhe të gatshëm që t’ju dojë gjithmonë.

Ujori dhe Gaforrja: Flirti mes një Ujori dhe një Gaforreje është një lojë tunduese nga e cila nuk duan të heqin dorë asnjë prej të dyve, por kur gjërat shkojnë më tej e kuptojnë që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Gaforrja nuk mund t’i ofrojë lirinë dhe sigurinë për të cilën ka nevojë një Ujor.

Ujori dhe Luani: Ky çift është një ndër më interesantët e zodiakut, pasi të dyja shenjat e plotësojnë mjaft mirë njëra-tjetrën. Fillimisht do ta keni të vështirë të vendosni ekuilibrat në marrëdhënies pasi Luanit i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, kurse Ujori është më i tërhequr megjithatë dashuria do të gjejë rrugën e saj.

Ujori dhe Virgjëresha: Lidhja mes Ujorit dhe Virgjëreshës mund të funksionojë vetëm në planin seksuale, pasi të dyja shenjat kanë tërheqje të fortë erotike mes tyre. Por, kur bëhet fjalë për t’u përfshirë më shumë emocionalisht, asnjë prej të dyjave nuk dëshiron ta ndërmarrë këtë hap. Virgjëresha joshet nga shpirti i lirë i Ujorit, kurse Ujori vlerëson zgjuarsinë e Virgjëreshës, por vetëm kaq.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix9 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix9 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix9 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix9 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix9 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar10 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport10 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix10 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix10 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook