Lidhu me ne

Kryesore

Njeriu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit ia futi kot prapë

Europës: Leksione të mbrapshta me Kanun

Nga Mehmet Elezi 

Njeriu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit, po ngatërrohet në këmbët e veta. Po e humb rrugën në oborr. Mençuri është mos me folë për një vepër që nuk e njeh. Mençuri është që, kur bën vlerësime përgjithësuese, të paktën të kesh lexuar tërë veprën dhe jo ndonjë paragraf kalimthi, si nxënësit kopjacë.

I thotë Europës: “duhet të jemi krenarë se kushtetuta jonë e parë, edhe pse nuk ishte një kushtetutë e mirëfilltë, ishte një kanun, që nuk synonte institucionet demokratike, por…”.

E kundërta është e vërtetë. Kanuni synonte pikërisht institucionet demokratike, Kanuni është kushtetutë e Vetëqeverisjes Demokratike. Thelbi i tij është demokracia; parake, por gjithsesi demokraci.  Në Kanun “Fuqia supreme asht në dorë të popullit, i cili e zbaton me rastin e mbledhjeve të veta, që quhen kuvend-i” (Hahni). “Në kuvend sa të flasë njani, tjerët do të ndigjojnë e të heshtin” (Kanuni).“Çfarëdo fjale e pune me vu dera e Gjomarkut, po s’i ndejtën a s’e pëlqyen krenët e dheut, s’ngul e s’xen vend” (Kanuni).

Në Kanun:

-nuk njihen klasat, racat, kastat;

-sipas tij gjaku është i barabartë; gjaku i princit është i barabartë me gjakun e shërbëtorit;

-liria është e shenjtë; Kanuni nuk njehskllevër e bujkrobër; njeh vetëm njerëz të lirë; askush s’guxon me e prekë lirinë e tjetrit;

-nuk njihet urrejtja a përçmimi për popuj ose fe të tjera;

-prona private është e paprekshme; kurrkush s’ka tagër me vu dorë në të;

-nderi e dinjitetii tjetrit janë të pacenueshëm;

-kultura e pajtimit janë negociatat;

-…

Nuk po ndalem te pasaktësi dytësore në mësimdhënien që i bën Europës gjithologu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit. Thotë: “Në Kanun thuhet se Shtëpia e shqiptarit është shtëpia e zotit dhe e mikut. Përkthimi perfekt do të ishte “Shtëpia e zotit dhe udhëtarit””. Jo, udhëtari nuk është baraz me mikun. Udhëtarët janë pa fund. Mik është vetëm ai që të vjen në derë ose që ha bukën tënde.

Prandaj E. Hoxha e sulmoi për vdekje Kanunin. Jo për “skllavërimin” e gruas, Kanuni e ngre lart gruan, vetëm prifti e gruaja nuk mund të vriten, si qenie më afër Zotit. Nuk e sulmoi për gjakmarrjen, Kanuni e frenon gjakmarrjen. E goditi pikërisht sepse është kushtetutë demokratike, pararendëse e parlamentarizmit të sotëm.

Shenim:

Për ata që mund të jenë të interesuar, më hollësisht e kam trajtuar në librin “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, botim i dytë i plotësuar.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix5 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix5 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix5 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix5 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix5 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix5 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix5 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix5 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar5 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook