Lidhu me ne

Kioske

Rama, kryeministri që ia kalojnë gjithçka për shalësh

Kryeministri Edi Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët deklaroi që i ka ndenjur te koka atij projekti DITË e NATË!

Por pasi përmbledh gjithë sa deklaroi herë duke u çjerrë, herë duke u zgërdhirë, herë duke u kruar e herë duke u përdredhur në karrige, nuk kupton se çfarë dreqin ka bërë ditë e natë mbi projektin e inceneratorëve!

Me çfarë merrej ditë e natë Kryeministri kur:

-Nuk kishte takuar kurrë individët e zgjedhur si pronarë kuotash të koncesionarit;

– Nuk shqetesohej se pse gjithmonë dilte i njëjti fitues;

– Nuk mund të verifikonte nëse ishin shkelur procedurat ligjore për përzgjedhjen e koncesionarit se kjo nuk është punë e kryeministrit. “Ka të tjere që merren me këto”

– Nuk dinte të thoshte kishin apo jo fonde këta biznesmenët me duar ne xhepa se kjo nuk është lëndë kryeministrore;

– Nuk mund të kontrollonte nëse dikush nga të vetët mund të korruptohej, se ai i ndërton marrëdhëniet mbi mirëbesimin me bashkëpunëtorët;

– Nuk ishte punë e tij të merrej me detajet e kontratës se kjo nuk është punë për kryeministrin;

– Nuk ishte punë e tij që të kontrollonte se ku shkonin pagesat që bëheshin për ndërtimin e inceneratoreve se kjo nuk është punë e kryeministrit;

– As tatimet, as dogana nuk i jepnin informacion se ku po shkonin fondet e paguara nga buxheti i shtetit për ndërtimin e inceneratorëve, se as dita e as nata nuk mjaftonte për këtë;

– Të dhënat nga thesari nga kryqëzimi i të cilave mund të kuptohej shumë, nuk janë gjëra me të cilat mund të merret asnjë kryeministër në botë. Aq më pak Rama;

– Pronarët e inceneratorëve janë në arrati, por kjo nuk e impresiononte Kryeministrin. Nuk ishte as i habitur për këtë;

– Një ministër është në burg, por këto as që bëhej fjalë që të ishin çështje për Kryeministrin. Ai nuk është prokuror.

Pyetja është:

Pse duhet një si Rama për kryeminister?

Këtij në rastin më të mirë ja kalokan të gjitha për shalësh!

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook