Lidhu me ne

Aktualitet

Edhe vetë Rama ndjehet i lodhur nga propaganda! Sërish intervistë për CNN: Jam i përfshirë personalisht në evakuimin e afganëve, talibanët po luajnë me këtë çështje

Edhe vetë Rama ndjehet i lodhur nga propaganda! Sërish intervistë për CNN: Jam i përfshirë personalisht në evakuimin e afganëve, talibanët po luajnë me këtë çështje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për CNN se ndryshimi i qëndrimit të talibanëve po vështirëson evakuimin e afganëve që do të strehohen në Shqipëri. Ai tha se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur më pak se 1 mijë afganë, nga 4 mijë që ishte parashikuar në fillim. Rama theksoi se të gjitha organizatat po bëjnë të pamundurën për finalizimin e këtij procesi, por po hasen me vështirësi të tmerrshme.

“Çdo ditë del nga një gjë e re. Nuk mund të them më shumë rreth kësaj se askush nuk e kupton dot se ku është realisht problemi, ndoshta një lojë e talibanëve, por s’mund të spekuloj. Mund të them se kemi bërë për këta njerëz saktësisht dhe për të tjerët që kanë mbërritur tashmë dhe ata që presim që të vijnë. Ky aeroport është mjaft problematik. Nuk mund të spekuloj ku qëndron realisht problemi. Nuk do të habitesha nëse kjo dso të ishte një lojë e talibanëve, të cilët çfarë thonë ssot e ndryshojnë nesër. Lajmi i fundit që mora sot para se të vija këtu mora vesh që e kanë ndryshuar sërish, duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta, por fëmijet s’kanë pasaporta dhe kjol do të sjellë sërish pengesa. Nuk di më shumë se kaq, por kam prirjen të besoj se kjo është një lojë brenda Afganistanit dhe nuk ka ndonjë pengesë tjetër. Për të folur sinqerisht, nuk është se jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht me ekipin tonë në mënyrë që të sigurojmë që këto operacione të kryhen me sukses, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë që na vjen keq për këta njerëz. Tingëllon shumë familjare, sepse ne kishim talibanët tonë që ishin mjaft të ngjashëm. Shifrat janë të sakta, ne kemi ofruar disponueshmërinë për reth 4000, natyrisht kjo mund të ndryshojë, operacionet janë bërë absolutisht të vështira. Njerëzit që kanë mbërritur ende nuk kanë shkuar në 1000”, tha Rama.

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore23 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook