Lidhu me ne

Radar

Kokalari mesazh direkt për Bashën/ ”Mos e kafsho dorën që të jep ushqim”

“Jam sharë me fjalor vulgar nga mbështetësit e Bashës”/ Evi Kokalari: Kur merresh me politikë, fatkeqësisht bën armiq

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka folur për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një lidhje në emisionin Çim Peka Live, Kokalari ka dhënë një mesazh direkt për kreun e PD, Lulzim Basha.

“Kam një mesazh direkt për Lul Bashën. Këtu në Amerikë kemi një shprehje që thotë ‘Mos e kafsho kurrë dorën që të jep ushqim’. Sot Lul Basha ka bërë pikërisht këtë gjë. Basha është këtu falë Sali Berishës. Një gjë duhet kuptuar. Basha lufton për pushtet, Berisha nuk lufton për pushtet. Berisha lufton për dinjitetin e tij. Ky është ndryshimi kryesor midis këtyre dy individëve.

Unë e kam thënë gjithmonë që Lul Basha është i paaftë. Ai është ankuar më përpara se Berisha ka ndërhyrë në mënyrën se si ai e drejtonte Partinë Demokratike dhe për mendimin tim sërish kjo është paaftësia e Bashës për ta shkëputur Sali Berishën nga kryesia e PD-së dhe për t’i marrë vetë frenat në dorë.

Kjo paaftësi është ajo që sot e ka shtyrë për të marrë këtë vendim.

Dëgjova që ja vë fajin Amerikës, duke thënë ata e kanë kërkuar dhe se ne kemi relata të mira me Amerikën, por unë nuk e di për kë Amerikë flet ai. Amerika e vërtetë nuk është kjo që është në Shtëpinë e Bardhë. Amerika e vërtetë është ajo që e ka përkrahur Sali Berishën.

E fundit që dua të them është që urime Zotit Berisha, pasi Lul Basha ka legjitimuar sot opozitën e vërtetë me në krye Sali Berishën. Shkatërrimi i PD-së filloi sot dhe më vjen shumë keq që Basha nuk kishte aq burrëri sa ta bënte këtë në një konferencë shtypi, por është fshehur në zyrat e PD-së pas një kamera për të dhënë një vendim që duket qartë që është fryrë nga të tjerët”, ka thene Kokalari.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook