Radar
“Berisha viktimë e një skuthi”/ Kadilli sulmon ashpër Bashën
Ish-kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, e ka konsideruar përjashtimin e ish liderit demokrat, si viktimë të një skuthi dhe një modeli që ai vetë ka krijuar për 30 vite.
“Ju jeni viktimë e një skuthi.
Sovraniti i një partie nuk është vetëm kur nënshtohesh para një presioni ndërkombëtar, por edhe kur ti e nështron partinë tendë.
Më vjen keq për kontributin që ju keni dhënë. Jeni viktimë e modelit të asaj që krijuat për 30 vjet.
Ju jeni viktima e tij sicc jemi të gjithë bashkë si shoqëri, e një parit që është monopol”, tha Kadilli në Opinion.