Lidhu me ne

Aktualitet

Një fund pa lavdi ky i Sali Berishës

Nga Mentor Kikia

Një fund pa lavdi ky i Sali Berishës

Nuk mund të shkonte me keq karriera e një politikani, 30 vjet pasi u vu në krye të partisë së parë opozitare që ka hipotekuar meritën e rrëzimit të regjimit komunist.

President dhe kryeministër, pa asnjë dyshim, Sali Berisha është aktori më aktiv në 3 dekada politikë postkomuniste.

I akuzuar dhe akuzues, i rrëzuar nga pushteti me kryengritje të armatosur dhe i rikthyer me votë të lirë, i shtyrë nga SHBA për tu ngjitur në pushtet dhe i shtyrë po nga amerikanët për tu rrëzuar, ai është pa asnjë dyshim protagonisti më kontradiktor i historisë së politikës shqiptare post komuniste.

Ai është gjithashtu udhëheqësi dhe politikani më jetëgjatë në Evropën Juglindore, nder ata që lindën nga revolucionet antikomuniste.

Pas shumë presionesh nga SHBA, fortesa e tij ra. Lulzim Basha nuk mundi ta mbronte më dhe e dorëzoi. Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë së tij. Askush nuk do të mund ta mendonte këtë zhvillim në shtëpinë e demokratëve, ku ai kishte marrë statusin e një “Ajatollahu”, apo një “Guru”-je.

Njeriu që për vite me radhë pushtonte foltoren e parlamentit duke qene zëri më potent i opozitës, tani do të duhet të ulet në një cep, i përzënë nga shtëpia prej djemve të tij.

Nga frymëzim, ai ishte bërë barrë për partinë e tij. Paralajmërimet tij për “ti kthyer identitetin partisë, nëse ajo e përjashtonte” nuk pinë ujë. PD duhej të zgjidhte, Berishën ose përballjen me SHBA-në.

Mbetet pa përgjigje deri tani se përse Berisha nuk shkoi në shtëpi të bëjë gjyshin e mirë dhe mësuesin politik nga zyra e tij, por donte të ulej sërish në karrigen e deputetit. Ishte thjeshtë karizma që nuk i vdes, apo mandati i duhej për të mbrojtur njerëzit e tij (familjarë) nga ndonjë akuzë e mundshme për abuzime financiare?

Nëse është kështu, nuk është çudi që fundi pa lavdi i karrierës politike të shoqërohet me një fund edhe më të palavdishëm, në përballje me ligjin dhe drejtësinë.

Vdekjen nuk e zgjedhim, por fundin e një karriere po, mund ta zgjedhim. Berisha bëri një zgjedhje vërtet pa lavdi!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore22 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar22 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix22 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix22 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix22 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix22 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix22 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix22 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix22 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook