Lidhu me ne

Aktualitet

Fatos Lubonja: Heqja e Berishës vetëposhtërim i opozitës, Basha duhet të japë dorëheqjen

Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr nga grupi parlamentar të PD, Sali Berishën.

Lubonja thotë se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve tragjike të vitit 97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.

”Vetëposhtërm i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithëse, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.

Çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëztë rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për ti bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.

Ai ka rezerva për vendimin individual të Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.

”E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.

”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- përfndoi Lubonja.

Me teper

Stil15 orë më herët

“La Casa De Papel” publikon fjalimin e lamtumirës së Tokyo-s: Rio, Rio im!

Para dy ditësh është publikuar një pjesë nga ajo çfarë pret shikuesit dhe fabsat e “La Casa de Papel”, në...

Radar15 orë më herët

Nuk ka ambasador në botë që të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi tek ne

Mesazhet e Yuri Kim pas takimit me Bashën, Kadilli: Nuk ka ambasador në botë që të bërtasë në shkallët e...

Stil15 orë më herët

U përfol për një lidhje me djalin e Jozefina Topallit/ Cindy Marina flet për herë të parë

Cindy Marina është një nga moderatoret më të reja të sportit, e cila ka lënë SHBA, për të punuar në...

Stil15 orë më herët

Njihuni me top-5 femrat më të bukura në të gjitha kohërat

Cilat janë gratë më të bukura në botë tani? Kush e meriton titullin e grave më të bukura në botë?...

Stil15 orë më herët

Humbi rreth 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale/ Billie Eilish: Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh

Këngëtarja Billie Eilish ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja dhe fansave të saj pas ndryshimit drastik...

Kryesore15 orë më herët

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD,...

Kryesore2 ditë më herët

“Kukulla e kunatit dhe pengu i Ramës”/ Jozefina Topalli i nxjerr bojën Bashës

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli , ishte e ftuar në Klan news ku është shprehur për Bashën se është kukulla e kunatit...

Radar2 ditë më herët

Elhaida Dani: Nuk më lanë të hyja në Itali se nuk kisha lekë

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ishte pjesë e “Ftesë në 5”, nga ku zbuloi për herë të parë detaje nga...

Radar2 ditë më herët

Zv/kryeministri Ahmetaj tallet me Erjon Braçen: Zyrën ma la të pastër!

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj në daljen e parë televizive, ka folur për detyrën e re dhe se çfarë pritshmëri ka për...

Aktualitet2 ditë më herët

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Është i përballueshëm

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mendon se rritja e çmimit të bukës është i përballueshëm për qytetarët shqiptarë. Sipas tij rritja është...

Facebook