Lidhu me ne

Mix

Çfarë i ndodh lëkurës kur rrimë gjatë me makeup: Këshillat e dermatologëve nga pastrimi tek trajtimi i rrudhave

Çfarë i ndodh lëkurës kur rrimë gjatë me makeup:

Të gjithë e dinë se të fjeturit me makeup nuk është një ide e mirë, por a dini vërtetë se çfarë dëmi i shkaktoni fytyrës nëse flini me makeup dhe nuk pastroheni para gjumit? Ekspertët kryesorë të kujdesit të lëkurës kanë zbuluar saktësisht se çfarë ndodh me fytyrën tonë kur lëmë makeup-in gjatë natës, nga bakteret që shkaktojnë acarim të lëkurës, tek ngadalësimi i prodhimit të kolagjenit dhe plakja më shpejt.

Çfarë i ndodh lëkurës kur rrimë gjatë me makeup:

Problemet e shkaktuara nga lënia e makeup-it për një kohë të gjatë përfshin gjithashtu infeksione në sy, irritim të qepallave të syrit dhe puçrra në pjesë të tjera të fytyrës. Dermatologia Catherine Borysiewicz thotë se pastrimi i dyfishtë çdo mbrëmje mund të jetë sekreti i një lëkure të pastër e që shkëlqen.

Rreziqet: Duke fjetur me makeup, grumbullohen vajrat që çlirohen nga produktet, ato thithen nga lëkura dhe bakteret që lidhen me të shumohen, ndërsa depërtojnë në pore. Gjatë kohës që flini gjumë me makeup, procesi i rigjenerimit të qelizave bën që folikulat e qimeve të vajosen, duke lejuar që vajrat e çliruar të rrjedhin në sipërfaqen e lëkurës. Ky vaj përzihet me të gjithë përbërësit e tjerë në fytyrë të makeup-it dhe thithet nga poret duke shkaktuar puçrra dhe acarim të lëkurës.

‘Bakteret janë shkaktari kryesor i puçrrave. Gjatë gjithë ditës një mori bakteresh nga mjedisi na ngjisin në lëkurë. Bashkë me produktet ato bashkohen dhe gjenerojnë brenda në lëkurë”.

Për të parandaluar çdo acarim të lëkurës së fytyrës, duhet thjesht: Të hiqni makeup-in para se të shkoni për të fjetur.

Një pastrim i dyfishtë është një domosdoshmëri absolute për të larguar të gjitha bakteret dhe përbërësit e dëmshëm të lëkurës. Unë ju këshilloj të filloni me një pastrues aktiv. Vazhdoni me një pastrues të thellë që do largojë të gjitha bakteret nga poret. Për më tepër, nëse keni një puçërr aktive, fjetja me makeup vetëm e përkeqëson atë, duke çuar deri në infeksion dhe akne të vështira për t’u larguar. Do të rekomandoja përfshirjen e një eksfolianti kimik, siç është acidi salicilik në rutinën e kujdesit të lëkurës, duke e përdorur rreth tre herë në javë për t’u bërë poreve një pastrim të thellë. Nëse lëkura juaj ka nevojë për një pastrim të thellë, ka edhe trajtime të përparuara në treg, si Stratum Synergy që përdoret në disa klinika. Mund të ndihmojë në trajtimin e të gjitha shtresave të lëkurës dhe njëkohësisht do të ofrojë pastrim të thellë, eksfolim, hidratim, duke e lënë lëkurën të pastër – dhe më e rëndësishmja poret tuaja pa baktere. ‘

Shfaqja e rrudhave:

Papastërtia shkakton dëme të mëdha. Kjo çon në prishje të barrierës natyrore të lagështisë së lëkurës tuaj dhe ngadalësimin e prodhimit të kolagjenit. Doktor Kinsella për Daily Mail shpjegon se kolagjeni është një përbërës jetësor për lëkurën rinore, dhe duke e zbehur funksionin e saj, ne jemi të ekspozuar ndaj rrudhave të parakohshme dhe lëkurës së zbehtë.

‘Prodhuar nga trupi, kolagjeni është një proteinë përgjegjëse për elasticitetin dhe tendosjen e lëkurës tuaj. Duke fjetur me produkte kozmetike në fytyrë, ju prishni barrierën natyrale të lagështisë së lëkurës tuaj, duke ndaluar kështu para kohe prodhimin e kolagjenit i cili çon në vija të imta në lëkurë apo rrudha në ngjyrë më të errët’.

Trajtimet:

Kur bëhet fjalë për rininë dhe hidratimin, acidi hialuronik është thelbësor. Studimet tregojnë se acidi hialuronik largon vijat e imta dhe rrudhat, si dhe ndryshon shenjat e hershme të plakjes.

Retinoli është një tjetër përbërës aktiv që duhet të konsideroni të shtoni në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Promovon rinovimin e qelizave të lëkurës, e cila ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit. Gjithashtu mund të ndihmojë me pigmentimin dhe strukturën e lëkurës.

“Serumi i lamtumirës së plakjes së lëkurës është i pasuruar me Acid Hyaluronic dhe ferment Detar (një alternativë e Retinolit me origjinë bimore) dhe Madecassoside për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj të përgjithshme “.

*Artikulli i Daily Mail

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook