Lidhu me ne

Mix

Video/ Si e shpjegon Elif Shafak fjalën kaq shumë të keqkuptuar ‘ambicie’

Video/ Si e shpjegon Elif Shafak fjalën kaq shumë të keqkuptuar

Shkrimtarja Elif Shafak ka të drejtë kur mendon se fjala “ambicie” është e keqkuptuar, e keqinterpretuar dhe e keqpërdorur. Ajo u nis nga një pyetje e thjeshtë që u bëri ndjekësve të saj, se për cilën fjalë dëshironin të fliste kësaj here (një praktikë që e bën shpesh me fjalë të ndryshme) dhe ata u përgjigjen “ambicie”. Në një video në Instagram tregon bukur, qartë dhe përmbledhur përse të gjithë ndjekësit që kërkuan këtë fjalë, ishin vajza dhe gra. Asnjë burrë!

“Kur pyeta miqtë dhe lexuesit se për cilat fjalë duhet të flas më tej, ishte interesante të shihja sesi disa njerëz, në fakt të gjitha gra, më kërkonin të flisja për fjalën ‘ambicie’. Më duket e rëndësishme që kaq shumë gra janë lënduar nga mënyra se si kjo fjalë e veçantë është përdorur kundër tyre sa herë që ato kanë dashur të ndiqnin ëndrrat. A e keni vënë re dhe ju një mospërputhje gjinore në përdorimin e kësaj fjale? Pothuajse gjithmonë ‘ambicia’ ka një kuptim negativ kur përdoret për të përshkruar një grua. Tek burrat, si shoqëri, na pëlqen ta shohim ambicien, por te gratë, jo. Pse?”, shkruan Elif.

“Pse u themi vajzave tona, brezit të ri: Mos ji ambicioze, thjesht bashkohu me turmën! Ji si gjithë të tjerët! Mos bjerë në sy! Mendoj se kemi nevojë për të kundërtën. Duhet ta ngrejmë në piedestal në fakt fjalën ‘ambicie’. Ne duhet të gëzojmë e të themi: Kjo është për gratë ambicioze! Kjo është për vajzat ambicioze! Po edhe për këdo, që për çdo arsye nuk ka mundur të ketë ambicie. Ato nuk i kanë lejuan të kenë ëndrra. U është ulur koka dhe u është treguar ‘vendi’. Për këdo që është ndjerë në këtë mënyrë, shpresoj që kurrë të mos ndalojë së pasuri ambicie”, shprehet Shafak.

https://www.youtube.com/channel/UCzA8EM_5RVoaHe15ELC4f2w

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore7 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike7 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar7 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Facebook