Lidhu me ne

Kryesore

Kur Basha bën si çun garip

Kur Basha bën si çun garip

Çim PekaSyri.net

Dikur i kërkonim të qeshte më pak, pasi njerëzit nuk e merrnin seriozisht. Edhe konsulentet e tij izraelite ia patën kërkuar. Tani është bërë i egër, e nuk i qesh më buza. Sa herë zihet në çark, egërsohet, kërcënon dhe bën si i fortë. Tip cubi. Dje, mori kurajën dhe kërcënoi Sali Berishën. Fjala e tij para grupit parlamentar u vu re për tri gjera.

Së pari, u shpreh se “Rrjedh jo vetëm nga familja Basha, por edhe nga Hotët, që shquhen edhe për të tjera gjëra”, si dhe ‘di të sillet edhe ndryshe’. Tani, ky ka filluar e ngjan si dy pika uji me Ramën. Shtatë herë ka ndërruar fenë Edi Rama. Një herë mysliman; një here katolik; një herë ortodoks; pastaj bektashi; nganjëherë del edhe çifut; pastaj kur takohet me Erdoganin kthehet përsëri mysliman. Kështu edhe me origjinën e Bashës. Në zgjedhjet lokale të 2011 ishte ‘tirons denbabaden’. Asnjë lidhje me hapësirën jashtë Unazës së Vogël. Pastaj ca kohë thoshte se ishte gjakovar; pastaj dibran; pastaj pejan. E tani, doli që qenka nga Hoti. Nuk e sqaroi a ishte nga Hoti si krahinë, apo nga fisi Hoti. Ndoshta do të dalë i afërm me Ukshin Hotin, që të duket i mençur dhe i penës. Jo për gjë, por ka shkruar edhe libër. Por ndryshe nga Ukshini, ky është ndër politikanët me fjalorin më të varfër. Edhe Bamir Topi ia kalon. Ndoshta do të na thotë se është edhe trim. I fortë. Çun garip. E, kur shfaqet si i fortë, të vë në siklet.

Nuk është hera e parë. Ngriti çadrën në vitin 2017, dhe i bënte si cub Ramës poshtë dritares. Pastaj shkoi dhe iu fut në shtrat. Në 2019 dorëzoi mandatet dhe kërcënoi se parlament nuk kishte më, por vendin e tij e zuri Kujtim Gjuzi. Bojkotoi zgjedhjet lokale dhe u përbetua se vetëm mbi trupin e tij po të kalonte Rama do të zhvilloheshin zgjedhjet. Rama jo vetëm që kaloi, por e shtypi si rul.  Kërcënimi më i fortë ishte me emërimin e Fatmir Xhafajt, kur u shpreh se ‘vetëm po të kaloje mbi trupat tanë”, do të futet në Ministrinë e Brendshme. Xhafaj kaloi jo vetëm mbi trupin e Bashës, por edhe të Gridës, Ervinit, Joridës, Gazit. Dhe tani kur del dhe kërcënon vetë Sali Berishën, të vë në dilemë: të qash, të qeshësh apo të ulërasësh nga marazi. Tonet e forcës ngjajnë me ulërimat e dikujt që e ka zënë nata të vetëm në pyll dhe ulëret më të madhe jo për të trembur egërsirat, por për t’i larguar frikën vetes. Ndoshta për nga afërsia e mbiemrit, i duket vetja si pinjoll i derës së Balshajve të mesjetës. Dhe s’e ka keq. Në njërën anë ky, trim si Balshajt, në anën tjetër Skënderbeu i Elisës, s’ka armik që u del përpara.

Së dyti, përsëriti gjellën bajate se nuk do të lejojë një PD anti-amerikane. Korit të laraskave nuk iu mungojnë personazhet e mësipërme, shto dhe profesor Gjekmarkajn. Nuk e di për këta të tjerët, por për Bashën e di që është demokrati më pro-amerikan në vend. Madje më pro amerikan se të gjithë demokratët e marrë së bashku. Jo për arsye politike, as strategjike, as kulturore, as demokratike. Bashën me Amerikën e lidh Benjamin Franklin. Jo si njëri nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara, as si shkencëtar, as si shkrimtar, as si jurist, as si diplomat. Por për fytyrën e tij. Kur sheh fytyrën e Benjamin Franklin sytë i mbushen me lot, zëri i dridhet, dhe gjunjët e lëshojnë. Fytyra e Benjamin Franlkin është portreti në monedhën 100-dollarëshe. Gjashtëqind mijë demokratë, për Bashën nuk kanë as emër e as fytyrë. Për të, çdo demokrat është një Benjamin Franklin. Amerikanizmi i Bashës nuk shkon përtej tij.

Së treti, përsëriti idiotësinë se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Statutin e PD-së e ka shkruar dhe miratuar vetë. Madje ka bërë veten Car. Por siç duket nuk i ka vajtur mendja se një ditë do të mblidheshin 80% e demokratëve dhe do ta shkarkonin. Nuk lejoj që të më shkarkojnë vetëm tre muaj pasi jam zgjedhur si kryetar. Do t’i shkojë mandatit katërvjeçar deri në fund. A thua se nuk është vetë ky që ngriti çadrën në mes të bulevardit dhe dogji vendin me Molotov vetëm se donte t’i ndërpriste mandatin përgjysmë Edi Ramës. Me Molotov bën, me votë në Kuvend nuk bën. Por, siç e ka shkruar e thënë edhe vetë Basha në statut, Kuvendi mblidhet e nuk pyet as kryetarin, as Kryesinë, e as Këshillin Kombëtar. Të thuash se nuk lejoj mbledhjen e Kuvendit, është si të thuash se nuk lejoj që të lindë dielli nesër. Kuvendi do mblidhet; Basha do shkarkohet; dielli do lindë përsëri; demokratët do vazhdojnë me jetën e tyre. Nëse Basha është prej Hoti, i penës dhe i pushkës, vendin e ka në Kuvend. Është i mirëpritur. Besoj se çdo demokrat do donte ta shihte në Kuvend. Kuvendi është për burra, e burrat e Hotit nuk i kanë bërë bisht kuvendit.  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook