Lidhu me ne

Kioske

Kryeministri që mbledh plehrat

Nga Elona Caslli

Nën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeministri dje do t’u ofronte shqiptarëve një shfaqje tragjikomike, ku me një qese të zezë në dorë do të vërdallisej brenda një pylli për të mbledhur plehrat.

Në hartimet e hartimet e propagandës tashmë të dalë boje, do të dëgjonim citate të llojit- Të jesh patriot do të thotë të mbash mjedisin pastër”Tragjikomedia nuk mbaron me kaq.

Dekorit do t’i shtohej edhe zoti Niko Peleshi i cili i veshur me kostum do të vërdallisej me qese në dorë nëpër pyll duke mbledhur plehra.

Ministrja Mirela Kumbaro do të shfaqej e fotografuar pranë një qeseje me plehra dhe shumë e shqetësuar do të tregonte me gisht vendin ku ishin mbledhur plehrat.

Kjo shfaqje primitive propagande ku kabineti qeveritar mbledh plehrat, nuk është as më pak e as më shumë prova e pakundërshtueshme e faktit që institucionet në këtë vend nuk funksionojnë.

Edi Rama ka plot tetë vite në qeverisje.

Shqiptarët paguajnë taksa pastrimi rregullisht dhe nëse këto taksa do të administroheshin si duhet, shqiptarët nuk do të përballeshin me një kryeministër që shëtit me qese plehrash në duar me dhjetë fotografë dhe kameramanë e vete.

Pjesa kulmore e ligjërimit ishte çasti kur Edi Rama dha leksion se si duhet të sillej një kryebashkiak për të mbajtur qytetin pastër.

Edi Rama u shpreh:– Një kryebashkiak në fundjavë duhet të marrë një qese plehrash dhe duhet të mbledhë plehrat dhe teksa i mbledh duhet t’u thotë qytetarëve: – Ju lutem mos na ktheni prapa në kohë.

Unë po i mbledh sot, por nuk i mbledh më nesër.

Ky leksion prej kryeministrit është kryekëput poshtërues për këdo që e dëgjon.

Një kryebashkiaku i mjafton veç të administrojë si duhet taksat e qytetarëve dhe asgjë më shumë.

Kryeministrit duhet t’i kujtojmë thënien: Njeriu që bën gjithçka, në të vërtetë nuk bën asgjë.

Post Scriptum- Edi Ramën e kemi parë të kërcejë, të këndojë, të luajë film, të luajë basketboll, të bëjë dush dhe të mbledhë plehra para shqiptarëve, por për fat të keq nuk e kemi parë kurrë të bëjë kryeministrin para tyre.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook