Lidhu me ne

Mix

Morena Taraku i del në përkrahje Fifit: ‘Edhe ne artistët dimë të qajmë’

Morena Taraku i del në përkrahje Fifit: 'Edhe ne artistët

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë një prej personazheve më të komentuar të Big Brother VIP që nga hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fifi është komentuar shpesh për gjendjen e saj emocionale, pasi është prekur dhe ka qarë shumë herë nga situatat e krijuara aty brenda.

Lidhur me këtë ndjeshmëri që e karakterizon, ka reaguar së fundmi modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku.

Morena përmes një fotografie të Fifit të publikuar në InstaStory, ka shkruar disa fjalë për këngëtaren e hitit “Marova”, duke cekur vlerat e saj të larta si artiste.

Morena gjithashtu arsyeton gjendjen e luhatshme emocionale të Fifit brenda BBV, duke thënë se e kupton tërësisht, pasi një përvojë të ngjashme ajo e ka kaluar gjatë izolimit të saj në shtëpinë e “VIP Shpija” që ishte organizuar dikur në Kosovë.

Ky është shkrimi i plotë që Morena ia dedikuar shoqes së saj, Fifit, për eksperiencën e saj brenda BBV:

“Doja thjeshtë të shkruaja diçka për ty, jo për Fifin që njohin sot njerëzit dhe këngët e saj, por për Fifin që njohim ne shoqëria e saj më shumë se 15 vite. Unë të njoh mirë dhe nuk jam e vetmja…njoh brendësinë tënde të shpirtit, atë brendësi që krijon këngë për dashurinë, atë copë shpirti që jep dashuri të pa fund, atë Fifin që për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja. Diamantet thonë që t’i marrin sytë por vlera e saj kushton, edhe shpirti i një artisti ka vlera dhe ndjenja që bota e jashtme nganjëherë nuk i kupton e na quajnë të marrë. Dita brenda është e gjatë, e dimë vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një spektakli, sepse 24 orë brenda janë sikur 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat e njerëzit që nuk njohim aty, dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa lëndon tjetrin…Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtera se ti jeton brenda botës tënde…Në botën e artit reflektorët dhe kamerat marrin shumë copa të shpirtit tonë me vete sa herë ndizen e fiken dhe këtë pak njerëz në botë e kuptojnë. E për fat të keq presin që ne gjithmonë të jemi të buzëqeshur…por ja që edhe ne dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj, vetëm se të metat tona gjykohen sepse shihen në publik, kurse të tjerët jetojnë jashtë kamerave”, ka shkruar Taraku në InstaStory. 

Morena Taraku i del në përkrahje Fifit: 'Edhe ne artistët

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook