Lidhu me ne

Mix

A ka ndërlikime bërja synet, nëse po, cilat janë?

Dëfrim Koçinaj, kirurg pediatër në Spitalin e Prishtinës

Ndërlikimet pas rrethprerjes janë të një shkalle të ulët, janë të lehta, por mund të jenë dhe serioze. Komplikimet e lehta janë gjakderdhja dhe infeksioni, ndërsa komplikimet e rënda (më të rralla) janë fasciti nekrotik, sepsis (gjendje e rëndë e infeksionit të gjeneralizuar të organizmit), meningiti, etj. Komplikimet e rënda ndodhin kur procedura e synetisë bëhet nga njerëz jo të kualifikuar (xherrahu, infermieri, mjeku jo i trajnuar) dhe kur nuk janë respektuar rregullat e sterilizimit apo kur janë përdorur materiale me afat të skaduar. Prandaj, gjithmonë kur fëmija juaj ka nevojë për kryerjen e procedurës së synetisë, qoftë për shkaqe besimi apo mjekësore, duhet të konsultoheni me kirurgun pediatrik.

Dialogu i mirë me fëmijën dhe prindin është çelësi i suksesit!

Fëmija duhet të përgatitet psikologjikisht duke i shpjeguar qartë se syneti është procedurë relativisht e thjeshtë, rutinore dhe që ai nuk do të ndjejë dhimbje (shumë e rëndësishme). Duhet që syneti të bëhet me dëshirën e fëmijës, dhe jo me forcë. Nëse fëmija ka frikë të tepruar apo është tepër agresiv, mund të përdoren qetësues, por kjo nuk ndodh shpesh. Komunikimi me prindin duhet të jetë më konstruktiv (ai është bartësi ligjor i përgjegjësive, si kujdestar i fëmijës së tij). Gjithashtu, prindi duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në procedurën e rrethprerjes, e sidomos pas kryerjes së procedurës, kur ai duhet me përpikmëri t’i zbatojë këshillat e dhëna nga kirurgu i fëmijëve.

Këshilla ime për prindërit është që ata nuk duhet të hezitojnë ta kryejnë këtë procedurë. Por, që duhet ta gjejnë moshën e përshtatshme, të kontaktojnë kirurgun e fëmijëve përgjegjës adekuat dhe të merren seriozisht me përgatitjen psikologjike paraprake të djalit të tyre.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook