Lidhu me ne

Mix

Kolesteroli, kur konsiderohet i lartë dhe rreziqet që mbart?

Mund ta lidhim kolesterolin me ushqimet e yndyrshme, megjithatë pjesa më e madhe e kësaj substance të dylltë prodhohet nga vetë trupit. Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në gjak. 25% tjetër vjen nga ushqimet.

Në nivelet normale kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave. Por, ka raste kur këto nivele janë shumë të larta, si pasojë e ushqimeve që konsumojmë.

Simptomat e kolesterolit të lartë

Nivelet e larta të kolesterolit fillimisht nuk shfaqin asnjë simptomë. Por shkaktojnë dëmtime të thella në trup. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e një pllake bakteriale brenda arterieve. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje ngushton hapësirën ku qarkullon gjaku dhe rrit rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës.

Kontrolli i kolesterolit

Njerëzit mbi 20 vjeç duhet t’i masin nivelet e kolesterolit të paktën çdo 4-6 vjet. Kjo bëhet me një analizë të thjeshtë të gjakut. Ajo mat format e ndryshme të kolesterolit që qarkullojnë në gjak kur jeni në gjendje esëll (nuk duhet të keni ngrënë asgjë 9-12 orët e fundit). Rezultatet shfaqin nivelet e kolesterolit të “keq”, të “mirë” dhe trigliceridet.

Kolesteroli i “keq”

100 – Normal
101-129 – Afër normales
130 – 159 Në kufi të të lartit
160 – 189 I lartë
190 Shumë i lartë
Pjesa më e madhe e kolesterolit në gjak transportohet nga proteinat e quajtura lipoproteina me densitet të ulët (LDL) – që njihet ndryshe si kolesteroli i keq sepse bashkohet me substanca të tjera dhe shkakton bllokim të arterieve. Një dietë e lartë në yndyra të ngopura dhe trans rrit nivelet e koelsterolit LDL. Për shumicën e njerëzve, nivelet poshtë 100 të LDL-së janë normale, ndërkohë që shumë njerëz me sëmundje të zemrës duket të marrin mjekime për të ulur nivelet e LDL-së.

Kolesteroli i “mirë”

60 – Normal
40 – I ulët për burrat
50 – i ulët për gratë
Më shumë se 1/3 e kolesterolit në gjak transportohet nga lipoproteinat me densitet të lartë ose HDL. Quhet kolesteroli i mirë sepse ndihmon të larguar kolesterolin e keq, duke parandaluar kështu formimin e pllakës bakteriale në arterie. Sa më të larta të jenë nivelet e larta të kolesterolit HDL, më mirë. Konsumimi i yndyrave të shëndetshme, si vaji i ullirit, mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të koelsterolit HDL.

Trigliceridet

Trupi i koncerton kaloritë e tepërta, sheqerin dhe alkoolin në trigliceride, një lloj yndyre që ruhet në qelizat dhjamore në trup. Njerëzit që janë mbipeshë, pasivë, duhanpirës ose abuzojnë me alkoolin janë të predispozuar të kenë nivele të larta të triglicerideve, ashtu si ata që konsumojnë një dietë shumë të pasur në karbohidrate. Nivelet më të larta se 150 të triglicerideve ju rrezikojnë nga sindroma metabolike, që lidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Kolesteroli total

Nivelet e LDL-së, HDL-së dhe VLDL-së (lipoproteina me densitet shumë të ulët) të kombinuara së bashku formojnë nivelet në total të kolesterolit. VLDL është pararendës i LDL-së, kolesteroli i kuq. Niveli total i kolesterolit duhet të kontrollohet bashkë me faktorët e tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook