Lidhu me ne

Radar

Vjosa Osmani: “Ballkani i Hapur”, hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe!

Vjosa Osmani: "Ballkani i Hapur", hapësirë për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur për Ballkanin e Hapur, e po ashtu edhe për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Mendoj se është koha të flasim për palën që nuk implementon marrëveshjet, e ajo është Serbia. Nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Osmani në konferencë për media, ndërsa ka shtuar se Serbia vazhdon të financojë strukturat ilegale në Kosovë.

“Kosova ka implementuar 90 për qind të marrëveshjeve. Një që nuk e ka implementuar është Asociacioni. Kushtetuesja e ka thënë të qartë se nuk është në përputhje me Kushtetutën. Është shkelje e Kushtetutës që Asociacioni të ketë të drejta ekzekutive”.

Për “Ballkanin e Hapur”, Osmani ka thënë se është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe, ndërsa ka thënë se në këtë aspekt ka mendim ndryshe nga Pahori.

“Ne natyrisht se kemi mendim ndryshe për këtë çështje. Kemi pasur rastin të diskutojmë për këtë sot me respekt të ndërsjellë. Për ne Ballkani i Hapur është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe. Në këtë moment që Serbia po tenton të luaj rolin kryesor në këtë iniciativë, nuk ka qëllime të mira në raport me rajonin tonë.

Do të ishte ndryshe sikur Serbia të ishte shtet që ka synim paqen e stabilitetin dhe po ta kishte njohur Kosovën. Përderisa synon që Kosova të hyjë në iniciativa të tilla si provincë e saj, e që realiteti është krejt ndryshe, pasi Kosova është shtet i pavarur e sovran, natyrisht se iniciativa të tilla nuk i shërben interesave të vendit tonë, por as të rajonit. Ka disa shqetësime tjera.

Kjo iniciativë ka shkelur parimin themelore të iniciativave rajonale që është ai i gjithëpërfshirëses. Kur është iniciuar fillimisht ishin vetëm tri apo dy shtete. E dyta ka shkelur parimin e trajtimit të barabartë të gjitha shteteve. E treta kemi shqetësime sa i përket faktit se do të shndërrohej si paradhomë pritjeje e do t’i jepte arsyetim skeptikëve brenda BE-së që të na lënë ne të merremi me njëri-tjetrin për kohë të gjatë, në vend se të qartësohet perspektiva jonë evropiane”, ka thënë Osmani.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook