Lidhu me ne

Radar

Artan Fuga: Bashën nuk e mbron dot pa u bërë budalla. Ai është fajtori dhe duhet të kërkojë falje

Fuga: Bashën nuk e mbron dot pa u bërë budalla. Ai

Për akademikun Artan Fuga, zbulimi i memorialit në selinë blu nga kryedemokrati Lulzim Basha në një kohë kur stadiumi është mbushur plot me anëtarët të cilat ai kryeson.

Në një postim në Facebook, Fuga është treguar i ashpër me Bashën duke e konsideruar një ‘zhgënjim të rëndë’ që në vend t’i bashkohej Kuvendit në stadium, zgjodhi të bënte një shfaqje që Fuga e quan ‘tagjikomike’.

“Kurrë nuk deshi dhe nuk diti ta demokratizojë partinë, sepse pas 25 prillit deshi të ruante karrigen e tij, që edhe atë nuk diti ta ruajë, dhe përpara këtij Kuvendi që është ngjarja më e rëndësishme politike këtë të shtunë në Evropë, e futi për pasojë Shqipërinë në hulli që një Zot e di sesa energji do të duhen për ta nxjerrë”, shkruan Fuga.

Postimi i plotë:

Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë demokratike, dhe kryefajtori…

Eshtë e padyshimtë që kriza që përjeton opozita shqiptare, kriza e gjithë këtyre muajve në partinë më të madhe opozitare, kalimi i të gjitha pushteteve vendore, në Kuvend, te partia në pushtet dhe Edi Rama, harxhimi kotmëkot i fuqive njerëzore të opozitarëve nëpër rrugë dhe sheshe duke i ftuar dhe zbuar pastaj, bllokimi i demokratizimit të partisë demokratike, zhgënjimi i opozitarëve, që për të shprehur dëshpërimin e tyre ndaj lidershipit demokrat erdhën nga ana e anës në Kuvend, qorollepsjen e ideve të demokratëve shqiptarë, tensioni që ka krijuar një pjesë e publikut shqiptar me aleatët tanë të mëdhenj strategjikë, degjenerimi i deputetëve dhe i Kuvendit, humbja e zgjedhjeve të fundit, dalja në krye të pd e njerëzve pa asnjë kontribut në demokraci dhe pa asnjë fije identiteti politik opozitar, gjithçka në kampin që duhet të kthente demokracinë ka si përgjegjës kolektivisht : deputetët demokratë, antarët e këshillit kombëtar, kryesinë e partisë, madje edhe vetë Sali Berishën, por mbi të gjithë përgjegjësia kryesore e rëndë, e pashlyeshme, e padiskutueshme bie mbi një njeri.

Ky qytetar e ka emrin Lulzim Basha!

Sado të duash ta mbrosh, nuk e mbron dot pa u bërë budalla!

Ai humbi dhe zgjedhjet e fundit me fushatën e shëmtuar që bëri,

Dhe sot në vend të vente në stadium, atje ku e kërkonte përgjegjësia përpara edhe sikur dhjetë delegatë të ishin, edhe sot mbeti te shkallët e ndërtesës së partisë, inaguroi instalacione absurde, merret me gjëra të vdekura simbolike, dhe nuk u bie në gjunjë demokratëve të gjithë shqipërisë për të kërkuar falje, falje, falje dhe t’u jepte llogari deri në një aty, apo të merrte iniciativën atje!

Ai nuk ishte në lartësinë e detyrës së tij! E them pa asnjë ndjenjë subjektive, thjesht e konstatoj si studjues i historisë politike të Shqipërisë.

Deri më sot këtë nuk e ka bërë asnjë kryetar partie, që të shohi antarët e partisë së tij në stadium mbledhur dhe vetë të qendrojë diku në një qoshe të Tiranës!

Vuri në siklet edhe operatorët e tv të Tiranës që duhet të bënin zoom që të mos dukej në ekran se aty nuk kishte veçse një tufë individësh pa asnjë përfaqësim politik. O Zot tragjikomedi opozitare!

Sa tragjike dhe po aq komike!

Cfarë zhgënjimli i rëndë! Ku e la Republikën e Re që propagandonte para disa vitesh!

Kurrë nuk deshi dhe nuk diti ta demokratizojë partinë, sepse pas 25 prillit deshi të ruante karrigen e tij, që edhe atë nuk diti ta ruajë, dhe përpara këtij Kuvendi që është ngjarja më e rëndësishme politike këtë të shtunë në Evropë, e futi për pasojë Shqipërinë në hulli që një Zot e di sesa energji do të duhen për ta nxjerrë!

Jooooooo, e pafalshme! Kryetari të ketë frikë nga antarët që kryeson? Cfarë pret tjetër prej tyre veç asaj që ata bën?

Respekt për çdo demokrat të thjeshtë! Ngrihet kur kryetari e braktis, respekt për ushtarin kur gjenerali ka hedhur spaletat dhe kapelen!

O Zot, të isha unë, do kërkoja një mijë herë falje, falje, falje!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook