Lidhu me ne

Radar

Berisha : Nuk më sulmon SHBA, por Soros. Yuri Kim sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë

Berisha : Nuk më sulmon SHBA, por Soros. Yuri Kim sillet si dikur

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga punimet e Kuvendit Kombëtar të PD se ‘non grata’ e tij nuk erdhi nga SHBA, por nga Georg Soros.

Ndërsa u ndal te vendimi i DASH, Berisha ka sulmuar edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila sipas tij po sillet në vendin tonë si guvernatore dhe si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë.      

Berisha: Të shumtë ishin ata që PD duhej të shkrihej se mbaroi misionin e saj, se është një forcë që nuk fiton dot, që certifikon vjedhjen e zgjedhjeve, vrasjen e shpresës së shqiptarëve.

Për këto, demokratët u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores dhe ata vendosën me diskutimet e tyre, debatet e lira, si njerëzit më të lirë të vendit të rithemelojnë PD që sot ne de jure e bëjmë realitet. Foltorja ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, salla në sallë dhe që pushtoi mendjen e zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Foltorja rithemeloi partinë e lirive tona, ekonomisë, e vlerave konservatore, interesit kombëtar.

Ndaj sot, përulem me nderim para mijëra qytetarëve që me guxim mbushën salla, delegatëve që me formën e tyre bënë të mundur mbledhjen sot të kuvendit të jashtëzakonshëm në historinë e vendit.

Kundër nesh peng kryetari me mbështetjen e qeverisë, por mjerisht u përballëm me një ndërhyrje të pashembullt brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA.

U them këtyre zyrtarëve se jemi një komb i vjetër.  Perandoria e lirisë, vlerave, vend i madh i lirisë ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se cdo vend tjetër në botë. Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA, të sillet si guvernatore si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë.

Presidenti i SHAB me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore përfaqësuese të vlerave të kombit të tij të madh, të interesave të lirisë dhe sigurisë së këtij kombi. Po cfarë ndodh këto vite? E paimagjinueshme, në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrje të policisë, policia përgëzohet. Nga ana tjetër sulmon opozitën dhe qëndrimet e saj.  

A nuk janë standarde të dyfishta? Këto nuk vijnë nga vendi i lirë, por nga mafia e Soros.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook