Lidhu me ne

Mix

Ndryshimi i sëmundjeve të zemrës tek burrat dhe gratë

Zemra e një gruaje mund të duket e njëjtë me atë të një burri, por sipas ekspertëve, ndryshimet janë të mëdha.

Për shembull, zemra e një gruaje dhe barkushet e saj janë më të vogla.

Muret që ndajnë barkushet e zemrës janë më të holla. Zemra e një gruaje pompon më shpejt se ajo e një burri, por në çdo kontraktim të saj zemra nxjerr 10% më pak gjak. Kur një grua është e stresuar, rrahjet e zemrës janë më të larta dhe zemra pompon më shumë gjak.

Kur një burrë është i stresuar, arteriet e zemrës  ngushtohen duke nxitur rritjen e tensionit të lartë të gjakut. Të gjitha këto fakte tregojnë se gjinia luan një rol thelbësor jo vetëm në shfaqjen e simptomave por edhe tek trajtimi dhe rezultati i tij.

Sëmundjet e arterieve koronare

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare. ISHP identifikon sëmundjet e arterieve koronare/ sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditjen në tru (sëmundjet cerebrovaskulare) si dy sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje në vendin tonë.

Kur vjen puna tek sëmundjet koronare, gratë dhe burrat përballen me faktorë të ndryshëm rreziku por edhe me simptoma. Këtu përfshihen: problemet me vezoret, diabeti dhe tensioni i lartë gjatë shtatzanisë.

Një grua ndikohet gjithashtu nga faktori genetik në rast se babai i saj është diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme para moshës 55 vjeç dhe nëse motra ose nëna është diagnostikuar përpara moshës 65 vjeç.

Ataku në zemër lë pasoja të ndryshme tek burrat dhe gratë.

Gratë pësojnë atak në zemër në moshë të thyer

Meshkujt janë më të rrezikuar nga një atak në zemër në moshë më të re.

Estrogjeni u ofron grave një lloj mburoje nga sëmundjet e zemrës deri kur ato të arrijnë në menpauzë.

Kjo është arsyeja përse mosha mesatare e një gruaje që preket nga ataku në zemër është 70 vjeç, ndërsa ajo e një burri është 66 vjeç.

Simptoma të ndryshme të atakut në zemër

Kur një burrë përjeton një atak në zemër ai goditet së pari nga një dhimbje e mprehtë në kraharor.

Tek gratë, simptomat e atakut në zemër shfaqen tre deri në katër javë përpara se ky problem të shpërthejë plotësisht.

Këto simptoma përfshijnë: lodhjen dramatike, mungesa e gjumit, vështirësia në frymëmarrje, djersitja, dhimbje në qafë, shpinë ose nofulla  e të tjerë.

Sëmundjet koronare tek femrat diagnostikohen me vështirësi

Këto sëmundje prekin direkt enët e vogla të gjakut të cilat nuk dallohen gjatë koronografisë.

Kjo është arsyeja përse gratë duhet të konsultohen me një kardiolog pavarësisht rezultatit të koronografisë.

Ataku në zemër eshtë më i ashpër tek gratë

Një grua që kalon një atak në zemër ka nevojë të qëndrojë më gjatë në spital.

Kjo për arsyen se gratë kanë probleme të tjera të padiagnostikuara apo trajtuara siç është tensioni i lartë apo diabeti.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook