Lidhu me ne

Temporal

Komenti në “New Europe”: Orë amatoreske për diplomacinë amerikane në Shqipëri

Nga Genc Pollo

Më 11 dhjetor, Sali Berisha, ish kryeministër prej dy mandatesh dhe ish president i Shqipërisë, iu drejtua rreth dhjetë mijë pjesëmarrësve të gëzuar të kongresit të Partisë Demokratike në stadiumin kryesor të futbollit në Tiranë. Ajo ngjarje politike ishte një risi në shumë drejtime: një prej tyre ishte thirrja e drejtpërdrejtë e zotit Berisha drejtuar zonjës Yuri Kim, ambasadores së SHBA-së, që të mos tregohej arrogante si homologu i saj sovjetik në fund të viteve 1950, kur Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës. Por Berisha shtoi se ai gjithmonë besonte se blloku i udhëhequr nga Moska ishte një perandori e keqe, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qenë një fener i qëndrueshëm i lirisë për botën.

Shumë njerëz do habiteshin ta dëgjonin këtë nga një lider i cili mburrej se ishte i pari nga bashkëmoshatarët e tij të Evropës Lindore që kërkoi zyrtarisht anëtarësimin në NATO në fillim të viteve 1990 dhe për ta arritur atë si kryeministër në vitin 2009. Në të vërtetë, ai u prit si President i Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë nga presidentët George H. W. Bush dhe Bill Clinton dhe ai gjithashtu priti zyrtarisht Presidentin George W. Bush në Tiranë në vitin 2007.

Berisha gjithmonë e ka shpallur me zë të lartë “Atlanticizmin” e tij dhe ka qëndruar në anën e SHBA-së gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në Irak dhe Afganistan duke kontribuar me trupa; ai gjithashtu priti me urdhër të qeverisë amerikane refugjatë që askush tjetër nuk do t’i pranonte si ekstremistët ujgurë nga kampi i Gjirit të Guantanamos dhe luftëtarët iranianë të rezistencës të ndjekur nga regjimi despotik i ajatollahëve.

Pasardhësi i tij në qeverisje, Edi Rama, nga Partia Socialiste kundërshtare, i cili u emërua Kryeministër pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të 2013, bëri gjithashtu favore për SHBA-në duke trefishuar numrin e azilkërkuesve iranianë dhe duke pranuar së fundmi afganë që punonin për entitetet amerikane. Megjithatë, ai në një farë mënyre arriti të bënte diçka të paprecedentë: ai arriti t’i mbyllte gojën ambasadores së SHBA për shkeljet e tij të shumta dhe serioze ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kishte raste që ai gjithashtu i bënte ata ambasadorë t’i mbulonin këto shkelje. Ministri i Brendshëm i Ramës, Saimir Tahiri 2013-2017 përballet me akuzat për korrupsion dhe trafik narkotikësh dhe ka apeluar dënimet e tij për këto akuza. Ai mbikëqyri një kultivim të madh dhe të paprecedentë të paligjshëm kanabisi në vitin 2016.

Ambasadori i atëhershëm i SHBA Donald Lu, në kundërshtim me raportet shtetërore dhe të tjera ndërkombëtare, vazhdoi të lavdëronte luftën e tij kundër drogës. Tahiri madje u përfshi në delegacionin e udhëhequr nga Rama që vizitoi Shtëpinë e Bardhë në prill 2016, i ulur përballë Presidentit Barack Obama. Kur prokurorët më në fund ndoqën penalisht Tahirin në vjeshtën e 2017, Lu e mbrojti publikisht duke e krahasuar çështjen gjyqësore me një gjykatë të çalë të epokës komuniste.

As pasardhësja e tij, Yuri Kim nuk ka bërë ndonjë punë më të mirë. Kim ka deklaruar vazhdimisht se prioritetet e saj do të ishin promovimi i demokracisë në Shqipëri dhe përmirësimi i lidhjeve të mbrojtjes me SHBA-në.

Një raport i një media investigative, i mbuluar pjesërisht nga financimi i Ambasadës Amerikane për zhvillimin e mediave, tregoi se pasuri të konsiderueshme të disa bazave të marinës shqiptare u janë dhënë sipërmarrësve pranë qeverisë. Kjo ka penguar seriozisht kapacitetin detar të Shqipërisë, anëtare e NATO-s. Gazetari i raportimjt gjeti shkelje të rënda në procedurat e transferimit të aseteve dhe si motiv drejton gishtin për nga korrupsioni zyrtar.

Çështja është sjellë në vëmendjen e publikut pasi një oficer i marinës, i cili u rezistoi urdhrave të qeverisë dhe si pasojë u pushua nga puna, ka denoncuar publikisht mashtrimin dhe e ka referuar çështjen në Prokurori dhe, duke u ofruar vullnetarisht në Ambasadën e SHBA. Ambasadorja amerikane, e pashqetësuar, është shfaqur tej mase në publik, duke shkëmbyer urime me politikanët që janë të dyshuarit kryesorë në këtë raport.

Për çështjen e demokracisë, ambasadorja Kim, së bashku me kolegët e saj evropianë, ndërmjetësuan një marrëveshje në vitin 2020 për reformën zgjedhore mes qeverisë dhe opozitës. Nuk është gjë e lehtë duke pasur parasysh politikën shumë të polarizuar në vend dhe jo pak, duke pasur parasysh mangësitë serioze të zgjedhjeve të kaluara. Qeveria megjithatë nuk priti që të thahej boja e marrëveshjes për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme formulën e shpërndarjes së mandateve zgjedhore në favor të saj. Me opozitën dhe zyrtarët evropianë që protestonin me të madhe, ambasadorja Kim ishte e vetmja që argumentoi se ndryshimet e qeverisë nuk shkelnin në fakt marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.

Qëndrime të tilla të njëanshme, të shoqëruara me atë që shihej si sjellje e kërkimit të vëmendjes “për të qenë e famshme”, tashmë kishin nxitur kritika ndaj ambasadores së SHBA.

Por kishte akoma. Më 19 maj të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, miratoi shpalljen publike të zotit Berisha si të pakualifikuar për të hyrë në Amerikë për shkak të korrupsionit. Lëvizja, nën autoritetin e të ashtuquajturit Seksioni 7031 (c) i Departamentit të Shtetit, u vu gjerësisht në pikëpyetje nga shumë njerëz, përfshirë anëtarët e Kongresit të SHBA, pasi Berisha ka qenë tetë vjet jashtë pushtetit; për më tepër, kritikat e tij ndaj qeverisë Rama shpesh përputhen me raporte të ndryshme të Departamentit të Shtetit.

Ambasadorja Kim i kërkoi pa patur sukses autoritetit zgjedhor që të anulojë mandatin parlamentar të Berishës. Më pas ajo i bëri presion kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë; ajo madje doli publikisht për këtë çështje duke përdorur thënie fyese të Enver Hoxhës, liderit shumëvjeçar komunist.

Kur përfundimisht Basha përmbushi kërkesën e Kimit, Berisha protestoi dhe nisi një sërë takimesh në bazë të partisë. Me Bashën e paaftë për të arritur qoftë edhe një fitore të vetme zgjedhore gjatë viteve të tij të kryesimit të partisë, shpallja e dyshimtë non grata e Uashingtonit që shumë e perceptuan si të motivuar politikisht dhe të përshtatshëm për qeverinë tepër të korruptuar socialiste, së bashku me arrogancën e Kim-it gjer në kufi me paturpësinë, nuk solli asnjë çudi që lëvizja Berisha u zgjerua në mënyrë të madhe.

Kritikat ndaj Kim-it e cila u kërkoi redaktorëve të mediave kryesore që të mos i mbulonin mediatikisht këto takime i hodhi benzinë zjarrit. Kongresi i PD-së i dhjetorit i thirrur nga shumica e anëtarëve të saj e largoi Bashën me një shumicë dërrmuese dhe caktoi një Komitet të Përkohshëm që përfshinte Berishën për të drejtuar partinë. Ky ishte një lehtësim i mirëpritur për ndjekësit e partisë dhe u interpretua edhe si goditje e rëndë politike për Ambasadën Amerikane.

Ndonëse mund të ketë qenë joetike për SHBA-të që të mbështesnin “bijtë e kurvës” të tyre të ndryshëm në periudha vendimtare të historisë gjatë dekadave të fundit, sigurisht që i shërbeu një qëllimi thelbësor diplomatik dhe strategjik në kulmin e Luftës së Ftohtë, por është e pashpjegueshme dhe e paarsyeshme pse diplomatët amerikanë do të silleshin kështu në atë që ka qenë deri tani vendi më pro-amerikan në Evropë.

Teksa shqiptarët kanë arsye historike për të qenë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, sondazhet aktuale tregojnë shifra në rënie të mbështetjes ndaj tyre. Kjo për mendimin tim është sigurisht një pasojë e drejtpërdrejtë e diplomatëve arrogantë dhe të paaftë, të cilët janë të vetmit përgjegjës për të kthyer të paktën gjysmën e politikës dhe të publikut të gjerë kundër tyre. Dhe për fat të keq për shumë prej nesh, edhe kundër vendit dhe simboleve të lirisë dhe demokracisë që ata përfaqësojnë.

Linku origjinal i shkrimit

MË TEPËR

Kryesore6 minuta më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Facebook