Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete historike / A ka ekzistuar vërtetë Kali i Trojës?

Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai që iu dha mundësi grekëve të lodhur nga lufta të hynin në qytetin e Trojës,duke e fituar edhe luftën që mban të njëjtin emër. Legjenda thotë se kali u ndërtua me urdhër të Odiseut, i cili u fsheh brenda strukturës së tij së bashku me disa ushtarë të tjerë për të hapur portat dhe garantuar pushtimin e qytetit.

Ndërtimi i atij objekti gjigant prej druri ishte aq epik në përmasa dhe synime, saqë u përjetësua në veprat klasike. Por a ka ekzistuar vërtet ky objekt? Vitet e fundit, historianët kanë filluar të vënë në dyshim se Kali i Trojës ishte më shumë një mit, i ndërtuar enkas për ta bërë ushtrinë greke të dukej më shumë si një forcë perëndimore dhe më pak si njerëz të thjeshtë që ishin.

Por studiues të tjerë besojnë se ushtria greke përdori vërtet një mjet gjigant për rrethimin, dhe e kanë përshkruar Kaline Trojës si një objekt metaforik. Por pavarësisht nëse Kali i Trojës ka ekzistuar apo jo vërtet, vendi i tij në histori nuk mund të mohohet.

Në lashtësi ka vetëm një përmendje të Kalit të Trojës, dhe kjo është në dramën “Eneida”të Virgjilit, një poet romak nga epoka e perandorit August, i cili e shkroi poemën epike në vitin 29 Para Krishtit. Në rrëfimin e Virgjilit, një ushtar grek me emrin Sinon i bindi trojanët se ai ishte lënë pas nga trupat e tij, dhe se ushtria greke ishte rikthyer në shtëpi.

Por ai u tha se ushtarët e tij kishin lënë pas një kalë prej druri si një kushtim për perëndinë greke Athina. Sinoni u tha trojanëve se me këtë objekt, grekët shpresonin të fitonin mbështetjen e perëndeshës. Por prifti trojan Laokon e kuptoi shumë shpejt se diçka nuk shkonte.

Sipas Eneidës, ai u përpoq qëtë paralajmëronte shokët e tij trojanë mbi rrezikun e afërt.

Por ishte tepër vonë, “kali kishte hyrë në Trojë” dhe kështu lindi miti i Kalit të Trojës. Para Eneidës, një dramë e Euripidit me titull “Gratë trojane” i referohej gjithashtu një “Kali të Trojës”.

Por historiani i parë që vuri në dyshim ekzistencën e kalit të Trojës ishte Pausanias, një udhëtar dhe gjeograf grek, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, gjatë mbretërimit të perandorit romak Mark Aureli. Në librin e tij “Përshkrimi i Greqisë”, Pausanias përshkruan një kalë të bërë prej bronzi dhe jo prej druri, që mbante brenda ushtarë grekë.

Më së afërmi në kohë, në vitin 2014, dr.Armand D’Anzhu i Universitetit të Oksfordit ishte edhe më i qartë në dyshimet e tij. “Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Troja është djegur vërtet. Por kali prej druri është një përrallë imagjinare, ndoshta e frymëzuar nga mënyra se si ishin veshur objektet e mëdha që përdoreshin për të thyer një qytet të rrethuar. Ato visheshin shpesh me lëkurë të lagur kuajsh për të parandaluar djegien e tyre”- shkruan Anzhu.

Por në gushtin e këtij viti, arkeologët turq zbuluan dhjetëra dërrasa druri që datojnë mijëra vjet më parë në kodrat e Hisarlikut, vend ku zakonisht besohet se është vendndodhja historike e qytetit të Trojës. Edhe pse shumë historianë ishin mosbesues, arkeologët ishin shumë të bindur se kishin gjetur mbetjet e vetë Kalit të Trojës.

Por historianë të tjerë sugjerojnë se “Kali i Trojës” i vërtetë mund të jetë çdo gjë, nga një anije me ushtarë brenda, deri tek një katapultë t thjeshtë e veshur në mënyrë të ngjashme me lëkurë kuajsh. Cilido qoftë versioni i tregimit që zgjidhni të besoni, termi “Kalë Troje” përdoret ende sot.

Në gjuhën moderne, ai i referohet përmbysjes nga brenda -pra kur një spiun depërton në një organizatë për shembull, dhe më pas vë në rrezik ekzistencën e saj. Por kohët e fundit, termi “Kalë Troje“, përdoret për t’iu referuar një virusi kompjuterik që mashtron përdoruesit në lidhje me qëllimin e tij të vërtetë.

Kur një virus i tillë kontrollon kompjuterin tuaj, ai e lë atë të pambrojtur ndaj “pushtuesve” të tjerë”, pra viruseve që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal,dhe t’ju lënë të pambrojtur ndaj hakerave dhe shkeljeve të tjera të sigurisë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook