Lidhu me ne

Mix

Horoskopi i vitit 2022 për Demin

Horoskopi i vitit 2022 për Demin

Demi

Dashuria dhe ndjenjat: Shumë gjëra kanë ngecur. Do të ndaleni në çështjet e shtëpisë, komunikimin dhe madje edhe në sferën intime. Nëse e shihni problemin në një afat të gjatë kohor, mund të jeni në gjendje ta shtyni marrëdhënien përpara. Megjithatë, ekziston rreziku i madh që përgjegjësinë për problemet tuaja t’ia kaloni partnerit. Gjatë gjysmës së parë të vitit mund të keni vështirësi edhe për gjëra të vogla dhe për këtë do të fajësoni partnerin. Ndoshta është koha që ju të shikoni me objektivitet sjelljen tuaj. Nëse jeni beqar, dashurinë e vërtetë do ta gjeni vetëm në verë. Shumë prej jush do të duhet të llogarisin edhe rikthimin e një ish-partneri, madje disa do të përpiqen ta riaktivizojnë lidhjen.

Puna: Nëse po llogarisni të bëni ndryshime në punë ose në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale, për fat të keq 2022-shi nuk do të jetë ky vit. Shumë do të luftojnë me një ndjenjë gjykimi dhe trajtimi të padrejtë në vendin e punës, mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga eprorët, madje edhe xhelozinë. Mos kërkoni miq në punë, sepse ky vend prej kohësh nuk është i favorshëm për ju. Nëse nuk punoni siç duhet dhe nuk shihni ndonjë mundësi reale për të përmirësuar situatën tuaj, mos e mashtroni veten. Ndryshimet janë të mundshme, por nëse i inicioni vetë ju. Dilni nga një mjedis toksik. Personat e vetëpunësuar duhet të mendojnë për të futur freski dhe produkte të reja në kompaninë e tyre. Ndoshta do të ishte mirë të ndryshoni staf apo të zgjeronit ofertën për klientët.

Financat: Nuk do ankoheni për financat. Edhe nëse problemet në punë nuk ju sjellin bonusin e pritur, siguria juaj financiare do t’ju lejojë të jetoni mirë. Ju mund ta përballoni jetën edhe gjatë një papunësie të përkohshme. Keni qenë të përulur gjatë këtij viti dhe ndaj jeni mirë me financat. Në gjysmën e dytë të vitit do të ketë shumë shpenzime për nevojat e familjes dhe shtëpisë. Mund të bëni disa rinovime. Nuk duhet të kurseni për nevojat e njerëzve tuaj të dashur, veçanërisht pasi lumturia e tyre do t’ju japë shumë gëzim.

Shëndeti: Stresi i zgjatur ndaj të cilit do të ekspozoheni në gjysmën e parë të 2022-shit mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Mos i injoroni simptomat e vogla të sëmundjeve kardiovaskulare.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook