Lidhu me ne

Mix

Ndiheni vetëm? Ja arsyet që duhet të ktheheni me ish partnerin tuaj

Një shprehje thotë “Ka një arsye pse nuk jeni më bashkë” dhe është e drejtë. Këto shkrime udhëzuese të bëjnë pikërisht të mendosh për ato arsye, rëndësinë e tyre duke të ndaluar të rikthehesh te problemet e vjetra.

Megjithatë për këto arsye duhet të mendoheni mirë, sepse ka raste kur ato janë krejtësisht rrethanore dhe të rregullueshme.

Nëse ato ndjenjat e mallit për ishin kanë nisur t’ju mundojnë, ndaloni pak. Janë pyetur disa specialistë për t’iu përgjigjur pyetjes një milion dollarëshe: Kur duhet të kthehesh përsëri me ish-të dashurin?

Nuk ka qenë çasti i duhur

Ndonjëherë dikush ka nevojë për ca arritje personale, është duke ndryshuar punën apo banesën, ose do të njohë njerëz të tjerë para se të arrijnë në pikën vendimtare.

“Kam pasur një mikeshë që dilte me një djalë për ca muaj dhe ai se si u zhduk. Një vit më vonë, ai u rishfaq, por këtë herë i kishte gjërat në vijë në jetë për t’i kushtuar kohë, energji dhe dashuri marrëdhënies. Ata janë martuar dhe kanë dy fëmijë”, thotë këshilltarja e takimeve romantike Neely Steinberg, autore e Skin in the Game. Duhet të jeni të dy në të njëjtin çast të përshtatshëm për t’iu kushtuar marrëdhënies. Duhet të kalojë ca kohë për ta parë dikë edhe në një dritë tjetër kur mund të jetë njeri tjetër. Ndryshimet nuk ndodhin brenda natës.

Ke qenë emocionalisht rrëmujë kur jeni njohur

Ndoshta ju jeni takuar, kur ti ke qenë me dikë tjetër, ose sapo kishe dalë nga një marrëdhënie dhe duhet të shërohesh nga një plagë para se të nisësh të ndërtosh diçka të re.

“Ndoshta ti mund të mendosh që je gati kur nis një marrëdhënie, por ndoshta je emocionalisht e mbërthyer pas një marrëdhënieje të pashëndetshme dhe mund të mos jesh gati t’i hapësh zemrën një djali tjetër, edhe pse ish-i mund të ketë qenë një maskara, ndërsa ai që ke përballë një djalë i mrekullueshëm”, thotë këshilltarja e takimeve, Laurel House, autore e Screwing the Rules.

Ndarja të ka dhënë një perspektivë të re

Ti kishe menduar që po të takoje një djalë tjetër, do gjeje çelësin e lumturisë. Por ja që nuk ka ndodhur kështu dhe ti ke filluar të kesh mall për atë që ish-i i dha jetës tënde.

“Mund të funksionojë nëse ke pasur mundësinë të ikësh dhe ta shohësh nga larg marrëdhënien, objektivisht, që është shumë e vështirë të ndodhë kur je në mes të saj. Ti mund të kesh provuar të njohësh djem të tjerë dhe gjatë këtij procesi ke pasur epifani për marrëdhënien e mëparshme”, thotë Steinberg.

Në këtë rast, mungesa mund ta bëjë zemrën tënde më të dashuruar, në mënyrë të mirë, të shëndetshme.

Përparësitë tuaja nuk ishin të ekuilibruara

Ka dëshira dhe nevoja. Nevojat janë ato elemente pa të cilat nuk jeton dot, ndërsa dëshirat janë elementet që do doje të kishe në jetë.

“Ndoshta ti ngatërron ato që do: djem seksi, para, argëtim, me ato që ke nevojë, që është një person mbështetës emocionalisht dhe financiarisht, i përkujdesur dhe mirëkuptues. Mund të ketë ndodhur që përparësitë e tua nuk kanë qenë të njëjta”, thotë Houes.

Për shembull, spontaniteti i vazhdueshëm i ishit, apo profesioni jokonvencional, mund të mos jenë katastrofa, por thjesht ndryshime mes jush. Nëse mendësia jote ka ndryshuar dhe mbi të gjitha, ish-i të ka bërë të lumtur, marrëdhënia mund t’ia vlejë të rinisë.

Ke pasur në kokë një plan strikt

Jeta nuk rrjedh sipas hapave që ke menduar. “Ti mund të kishe dashur propozim, martesë, pasardhës, por ai mund të mos ketë qenë gati. Ai nuk ka qenë gati për të ecur me shpejtësinë tënde, kështu që ti e le për të gjetur dikë tjetër me të njëjtin plan si ty”, thotë House.

Por mundet që askush nuk i afrohet ishit tënd dhe ti ke lënë djalin që mund të kishte qenë i duhuri. Nëse ke pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe mund të jesh treguar e paarsyeshme, kërko pak kohë për menduar nëse ju të dy mund të doni në thelb të njëjtat gjëra dhe mund të nisni gjithçka nga e para.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix22 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix22 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike22 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix22 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix22 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix22 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix22 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet22 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook