Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë e bën karizmatik dhe tërheqës mbretin e padiskutueshëm të zodiakut

Luani është shenja e pestë e zodiakut, shenjë zjarri, fikse, mashkullore-pozitive, e sunduar nga Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes, në simbolikën e përgjithshme përkon me ardhjen në botë të njeriut, ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e luanit.
Cilësitë: autoriteti, ambicja.
Të metat: arroganca, frika se mos nuk ju kuptojnë.
Armiku: shpenzimi i tepruar për të rënë në sy.
Miku: ata që nuk ju bëjnë moral, por edhe sikur, ju nuk i dëgjoni.
Dashuria: besoni, por midis karrierës dhe dashurisë ju zgjidhni karrierën.
Çfarë urreni: jeni gjithmonë i gatshëm për të larë hesapet.
Ideja fikse: të jeni në lartësinë e idesë që ju keni për veten.
Deshira e fshehtë: t’i bëni hije dhe Diellit.
Pika e bobët: mendjemadhësia që nuk ju lejon të dalloni miqtë e vërtetë nga lajkatarët.
Karakteristika të përgjithshme: Të lindurit e shenjës së Luanit (femra dhe meshkuj) janë dashamirës dhe zotërues të jashtëzakonshëm. Shpesh janë persona me fantazi, energjikë, bujarë, entuziastë, besnikë, ambiciozë dhe simpatikë. Janë kurajozë dhe luftojnë çdo ditë për idealet e tyre dhe për të mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë apo mbrojtje. Nuk i durojnë padrejtësitë dhe pandërshmëritë, janë dominues, të sigurtë në vetvete, optimistë, të pavarur dhe me vullnet të hekurt. Ata janë sundues dhe udhëheqës siç është luani, mbreti i kafshëve. Kanë dëshirë për të mësuar dhe janë të pasur me influencë dhe inteligjencë të qartë në sensin e përgjegjësisë, me një imagjinatë të madhe poetike me pasion. Nganjëherë janë kryelartë, ngacmues, fjalëshumë dhe shumë ambiciozë, gjejnë me vështirësi mirëkuptimin që kërkojnë, megjithatë dinë të bëhen të dashur dhe zakonisht janë të lumtur në jetën bashkëshortore. Bëhen prindër shumë të mirë dhe fëmijët e tyre i admirojnë sepse dinë të jenë miq të të vegjëlve të tyre dhe tërheqin besimin e tyre. Janë deri diku tolerantë por shpesh bëhen arrogantë, tiranikë dhe rrallë zemërohen por kur u ndodh kjo bëhen të rrëmbyer dhe ofendues. Të lindurit nën këtë shenjë janë tipa magentikë që i tërheqin të tjerët siç tërheq magneti grimcat e hekurit, pra Luanët s’rrinë kurrë pa shokë apo pa të dashur. Janë gjithashtu largpamës, diplomatë, të kuptueshëm, krenarë, të matur dhe të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht dhe kanë shumë arritje në jetë. Janë tipa krijues me plot shoqëri dhe kripa e muhabetit. Të shoqërohesh me ta është kënaqësi e vërtetë. Ashtu si luanët janë mbretër ashtu edhe të lindurit në këtë shenjë e konsiderojnë veten si sundues të universit, kjo sepse i sundon dielli, më i madhi nga të gjitha planetet. Të kesh një Luan në skuadër është një gjë e mirë sepse ato i zbatojnë me përpikmëri rregullat e punës dhe e çojnë punën deri në fund. Luanët janë të ndershëm, romantikë, filantropë, të qëndrueshëm, të fuqishëm, ekstravagantë, të lëvizshëm dhe të zhdërvjellët. Janë tipa që u pëlqen jeta mondane, të vetësigurt dhe me dashuri të madhe për jetën, shpenzojnë shumë dhe i blejnë gjërat e shtrenjta.. Kanë një pamje interesante dhe janë simpatikë që i tërheqin fort të njohurit e tyre. Janë dhe mëndjemëdhenj, imponues dhe priren për intriga. Shpesh kanë një mënyrë shkëlqimi të gjërave dhe tregohen të drejtë, të vendosur në veprimet e tyre dhe dallohen për frymë iniciative. Luanët nuk e çajnë kokën se ç’thonë të tjerët për ta dhe vazhdojnë të ecin përpara me hap mbretëror. Megjithëse janë vanitozë, egocentrikë, arrogantë në kulm duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkëlqim. Është e lehtë të njihesh me ta sepse janë të ngrohtë. Ata i përballojnë me madhështi situatat më të vështira që të tjerët tërhiqen prej tyre. Janë dinamikë dhe të zjarrtë, marrin flakë nga zemërimi por nuk duan t’i bëjnë keq kujt. Pëlqejnë komplimentat dhe përdorin vartësit si gurë shahu për të arritur qëllimet e tyre. Në lidhje me të tjerët janë të thjeshtë, të hapur, të sinqertë, të besueshëm dhe spontanë. Luani është i preferuari i Zodiakut.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook