Lidhu me ne

Mix

“Je pjesë e pazarit të Ilirit”, Iva Tiço rrëfen sulmet që ka marrë si opinioniste e ‘Fan Club’


Këtë vit, opinionistja e “Fan Club Big Brother Albania VIP” ështe gazetarja Iva Tiço. Ajo ka ndarë çdo të diel komentet e saj lidhur me ndodhitë brenda shtëpisë dhe mendimet për të eleminuarit e javës.

Megjithatë sipas saj, ky rrugëtim nuk është dhe aq i lehtë.

Me një shikueshmëri rekord dhe me popullaritet që ka kaluar pritshmëritë, është shumë e vështirë t’i shpëtosh komenteve nga më të ndryshme kudo në rrjet.

Gjatë një interviste në “Wake Up” ditën e sotme, Iva Tiço ka pohuar se ka patur sulme te herë pas herëshme në inbox-in e saj, ku kryesisht i shkruajnë fansat e banorëve të cilët e akuzojnë se po mban anë.

“E di si më duket vetja ndonjëherë, po mendoja këtë të diel, më kujtohet një thënie e vjetër e futbollistëve që thoshin ‘një javë ti fiton dhe të mbajnë në shpatulla, pastaj javën tjetër ti humb dhe vijnë të thyejnë xhamat e shtëpisë.’ Në këtë rast nuk na thyejnë xhamat e shtëpisë, por mua më vjen për të qeshur se si ndryshon bursa ime.

Para një jave u sulmova në inbox-in tim si fansja e Donaldit që turp të më vinte mua dhe gjithë produksionit tonë në këtë rast ‘Fan Club’-it që nuk mbështesnim Ilirin”, -tregoi ajo.

Reagime të tjera kanë qenë edhe lidhur me Ilirin, ish-kolegun e saj në jurinë e “Dancing With The Stars”.

“Kësaj radhe jam vënë me shpatulla pas murit, moj turp të kesh, s’të vjen zor që je kaq e afruar me Ilirin dhe bën çdo gjë se je pjesë e pazarit të Ilirit”, tha Iva.

Megjithatë siç tregoi gazetarja, është pjesë e punës dhe nuk e ka problem.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook