Lidhu me ne

Radar

Besnik Mustafaj: Kam parë 3 mijë CV në PD, 500 prej tyre mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha

Besnik Mustafaj: Kam parë 3 mijë CV në PD, 500 prej tyre mund

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar situatën e tensionuar në të cilën ndodhet prej muajsh Partia Demokratike.

I ftuar në ABC, Mustafaj kujtoi se kur ishte pjesë e Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve në PD ka parë mijëra CV.

Sipas tij, të paktën 500 prej tyre mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha.

Nëse nisemi nga faktet satutore, Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij. Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane, ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar.

Nga ana tjetër, a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD. Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statutore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara, jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike. Nëse hyjnë në garë, tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme.

Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha. Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë’, u shpreh Mustafaj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook