Lidhu me ne

Mix

Horoskopi i vitit 2022, parashikimi i yjeve

cna horoskop

Dashi

2022 mund të jetë një vit mjaft i përzier për energjitë tuaja . Prandaj do të duhet të jeni të kujdesshëm, sidomos në janar dhe aq më tepër nga data 20 gusht deri në fund të vitit.

Në këto periudha, në fakt, do të keni kundër Marsin gjë që do t’ju bëjë nervoz, të padurueshëm, të paqëndrueshëm në praktikat e mira që gjenerojnë mirëqenie dhe shëndet. Irritimi, nervozizmi dhe mendimet e vazhdueshme janë shkaku që mund të jetë në bazë të një gjendjeje me energji të ulët .

Demi

Viti 2022 do të jetë një vit shumë më i këndshëm se ai i mëparshmi, por megjithatë do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje disa gjërave. Herë pas here do të jetë mirë për shëndetin tuaj nëse lëvizni shumë, merreni me sport. Gjithashtu e rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje ushqimit.

Për pjesën tjetër, Saturni ju këshillon të bëni kontrollet periodike të mos anashkaloni asnjë test dhe të kujdeseni për veten , bazuar në gjendjen dhe moshën tuaj.

Binjakët

Palestra do t’iu japë energjinë e duhur për të qenë në formë këtë vit !Ky do të jetë një vit që do t’iu bëjë të mendoni shumë dhe kjo do të krijojë një lodhje të madhe mendore, ndaj duhet të kujdeseni që të merreni me sport apo anagzhime të tjera për të qenë sa më aktiv.

Gaforrja

2022 do të jetë një vit pozitiv në përgjithësi, por do t’iu bëjë pak dembel dhe të mbyllur në vetvete. Ata që e ndjejnë veten mbi peshë duhet të përkushtohen seriozisht ndaj regjimit të ushqyerit shëndetshëm dhe aktivitetin fizik.

Luani

2022 mund të jetë një vit i ngarkuar. Dhe siç ndodh shpesh kur ngjarjet na vënë në provë, do të jetë e nevojshme të bëjmë përpjekje për t’i mbajtur gjithmonë forcat aktive .

Jini të mençur në menaxhimin e nevojave tuaja dhe kurrë mos e privoni veten nga ushqimi, për trupin dhe mendjen dhe një pushim të mirë . Kushtojini vëmendje edhe energjisë dhe kujdes nga barnat e skaduara apo abuzimi me suplementet dhe të ngjashme.

Këtë vit duhet të vendosim shëndetin dhe qetësinë në plan të parë dhe bukurinë në plan të dytë: shumë zgjedhje përfundojnë sipërfaqësore sepse mendojmë për estetikën, duke harruar se vetëm trupi dhe fytyra e shëndetshme janë të bukura.

Peshorja

Nga gushti, Marsi, planeti i forcës dhe energjisë, do t’ju bëjë më nervozë, më pak të fokusuar , ndaj do t’ju duhet gjithë vullneti i mirë për të menaxhuar mirëqenien tuaj sa më mirë. Jini të kujdesshëm dhe do të jetoni një vit që, në fund të fundit, do të jetë i qetë dhe i lehtë për t’u përballuar.

Akrepi

2022 nuk do të jetë një vit i paharrueshëm për energji, por krahasuar me atë të mëparshëm sigurisht që do të ecni mirë për mënyrën se si do të ndiheni brenda. Në fakt do të jeni më të fortë , më të disponueshëm, më të vëmendshëm ndaj mirëqenies suaj. Jupiteri tek Peshqit do t’ju japë një qetësi më të madhe dhe gjithashtu do t’ju japë oreksin, ndaj bëni kujdes sepse jeni të prirur të shëndosheni.

Shigjetari

Marsi nuk do të jetë aleati juaj dhe do t’ju duhet të përballeni me një periudhë të gjatë, shumë të gjatë lodhjeje dhe mungesë energjie. Por le të shkojmë me radhë: do të jetoni mirë në janar, dhe midis marsit dhe mesit të prillit dhe nga fundi i majit deri në fillim të korrikut .

Në këto momente do të keni energji, forcë, vitalitet dhe do jeni shumë të gatshëm që përditshmëria dhe vështirësitë të hanë pluhur. Të njëjtat momente do të inkurajojnë sportin, zgjidhjen e problemeve dhe shëndetin në përgjithësi.

Bricjapi

Këtë vit ajo që do të bie në sy mund të jetë një besim i brendshëm i sapogjetur , i cili do të shfaqet në formën e qetësisë, relaksimit, një dëshirë më të madhe për të shijuar jetën. Jupiteri do t’ju stimulojë gjatë gjithë vitit (si tek Peshqit ashtu edhe tek Dashi) ndërsa Saturni do të mbetet indiferent.

Me pak fjalë, jini të kujdesshëm dhe pa e privuar veten nga gjithçka moderoni veten sepse duhet një moment për të shtuar peshë, por për ta humbur atë duhet një jetë e tërë me sakrifica.

Ujori

Energjia dhe vullneti këtë vit do të jenë në formë të shkëlqyer! Pra, ky është një moment i përsosur për të humbur peshë, për të filluar sportin ose për të hequr qafe disa zakone të këqija nga jeta juaj. Energjia do t’ju lejojë gjithashtu të trajtoni çdo problem paraekzistues.

Peshqit

2022 mund të jetë një vit mjaft i përzier për energjitë tuaja .Nëse ndiheni të lodhur, flini më mirë, hani më mirë dhe kultivoni vetëm mendime pozitive , ushqeni mirë shpirtin dhe zemrën. Nga ana tjetër, në pjesën qendrore të vitit do të mund të përballoni me vendosmëri çdo problem ose të filloni pa probleme një rrugë të mundshme aktiviteti fizik. Në fakt gjatë kësaj periudhe Marsi do ju inkurajojë duke ju dhënë energji, përqendrim dhe vullnet

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook