Lidhu me ne

Mix

5 arsyet pse ndihemi gjithë kohës të uritur

Hunger Makes You Crave More Than Food - Scientific American

Uria është armiku më i madh për një person që ka nisur të mbajë dietë për të rënë në peshë. Nëse e ke anashkaluar një vakt, është normale të ndihesh e uritur, por nëse ke ngrënë dhe sërish ndjen uri, dije se nuk ke të bësh me diçka të lehtë. Ka një sërë arsyesh që mund të ndikojnë tek shëndeti yt duke të të shtuar urinë, ndaj është mirë t’i shmangësh ato për të parandaluar pasojat më të rënda për shëndetin tënd. Më poshtë do të keni mundësi të lexoni pesë nga arsyet më të shpeshta që çojnë në shtimin e ndjesisë së urisë.

 
1. Çrregullimet e gjumit.
Personat që nuk flenë 7-8 orë çdo natë, mund të ndihen gjithë kohës të uritur. Një natë e kaluar me pak orë gjumë mund të rrisë sekretimin e hormonit grelinë, i cili stimulon oreksin dhe të ulë sekretimin e leptinës që e frenon oreksin. Rezultantja e të dy efekteve është shtimi më i lartë i oreksit. Nga ana tjetër, çrregullimet e gjumit mund të çojnë edhe në ndryshime të humorit, alterime të përqendrimit, vështirësi për të qëndruar zgjuar gjatë ditës dhe në shtim të peshës. Nis të bësh 7-8 orë gjumë çdo natë për të rifituar energjitë dhe për të rregulluar nivelet e hormoneve që lidhen me urinë.

 
2. Stresi.
Nivelet e larta të stresit çlirojnë hormonin kortizol nga gjendra mbiveshkore. Ky hormon të shton urinë dhe dëshirën për të marrë ushqime të ëmbla, si dhe ushqime të pasura në yndyrna. Të ngrënët e tepërt nuk të bën ta reduktosh stresin, por të shkakton një shtim të peshës dhe një sërë problemesh të tjera që lidhen me shëndetin. Simptoma të tjera të lidhura me stresin janë nervozizmi, lodhja, dhimbja e kokës, problemet me gjumin, dhimbjet e stomakut etj. Për ta luftuar stresin, duhet të merreni me ushtrime fizike si dhe të meditoni. Edhe dëgjimi i muzikës mendohet se ndihmon në reduktimin e stresit.

 
3. Problemet me tiroiden.
Uria e tepërt mund të vijë edhe për shkak të hipertiroidizmit. Kur nivelet e hormoneve të tiroides janë të lartë, ngjarjet fiziologjike në trup përshpejtohen dhe shpenzohet më tepër energji se sa normalisht. Kjo gjë shton urinë për të rimarrë sasitë e humbura të energjive. Një nga shenjat më tipike të personave që vuajnë prej hipertiroidizmit, është edhe rënia në peshë, edhe pse mund të hanë ushqim, njësoj sa hanin më parë. Kjo vjen pikërisht prej shpenzimit të lartë të energjisë në organizëm. Mënyra e kurimit përfshin marrjen nga jashtë të hormonit tiroidien T4 në sajë të medikamenteve, si levotiroksina.

 
4. Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak.
Hipoglicemia ka të bëjë më rënien e nivelit të sheqerit në gjak. Një nivel i ulët i glukozës në gjak shton kontraksionet e stomakut, të cilat rezultojnë më pas në shtim të urisë. Nga ana tjetër, ulja e nivelit të glukozës bën që edhe truri “të vuajë” për energji dhe të japë sinjalet e duhura nervore për shtimin e oreksit dhe marrjen e ushqimeve. Simptoma të tjera të hipoglicemisë përfshijnë edhe djersitjen, ankthin, nervozizmin, tharjen e gojës, ndjesi diskomforti etj.

 
5. Diabeti.
Si diabeti mellit tip 1, apo 2 çojnë në shtimin e nevojës për marrje të ushqimit. Normalisht sasia e sheqerit që marrim me ushqimet, shndërrohet në organizëm në një metabolit të vetëm, në glukozë. Glukoza hidhet në gjak për t’u shpërndarë në të gjitha indet e organizmit, në mënyrë që të sigurojë energjinë e nevojshme, në sajë të reaksioneve përkatëse biokimike. Në diabet, glukoza nuk kapet mjaftueshëm nga indet periferike dhe nuk siguron kështu sasinë e nevojshme të energjisë. Kjo gjë mund të çojë në shtim të urisë. Simptoma të tjera të diabetit përfshijnë edhe etjen ekstreme, humbjen e peshës, alterimet e shikimit, lodhjen etj. Mjekimi është farmakologjik me marrjen e insulinave, ose hipoglicemiantëve oralë, gjithmonë nën rekomandimin e një mjeku endokrinolog.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore7 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike7 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar7 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Facebook