Lidhu me ne

Mix

Polemikat për Ronela Hajatin, Aurela Gaçe: Dhe për Rona Nishliun çfarë nuk thatë, por pastaj u bëtë krenarë

Do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Ronela Hajati i përgjigjet  kritikëve: Do thoni kujt i plas? Mua që kam sakrifikuar - Top Channel

Triumfi i Ronela Hajatit në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës u shoqërua me polemika. Disa mendonin se juria nuk bëri zgjedhjen e duhur përballë Alban Ramosaj, i cili shihej si ndër pretendentët për fitore por, të tjerë u morën me tekstin e këngës, duke e cilësiuar si jo të denjë për të shkuar në Eurovision.

Megjithatë, disa fjalë për reagimet dhe polemikat që e kanë shoqëruar festivalin ndër vite ka pasur dhe Aurela Gaçe. Këngëtarja risolli në vëmendje gjithashtu dhe fitoren e Rona Nishliut dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovision në vitin 2012, ku arriti të renditej në vendin e pestë mes shumë vendeve.

Reagimi i plotë:

Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet.

Lind gjithmone pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmone fituesi i rradhës….

Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo?

ÇFAREDO TE BËHET, GJITHMONË KA DICKA TË THUHET.
PËR MIRË A KEQ.

MBAJ MËND KUR FITOI RONA NISHLIU, JUUUUU ,ÇFARE NUK THATË .
DUKE FILLUAR NGA 1 -PSE ME TË QARA DO IKIM NE ATJE?
2 – PSE ME ULERIMA, CFARE ESHTE KJO KENGE VAJI, ETJ ETJ ETJ,QË JU I DINI VETË Se u turrët më heretikë se vetë fetarët më të mëdhenj.

KUR AJO VAJZA QË SHIHTE PUNËN E VETE, E FOLI VETËM ME PUNË ,KUR KËNGA E ,PERFORMANCA E SAJ , ,PËR ÇUDINE TUAJ, BËRI QË SHQIPËRIA TË RENDITEJ E 5 NË EUROVIZION, JU PAPRITUR U BËTË KRENARË.
NDERKOHE AJO KENGE AKOMA MERRET NGA TE HUAJT SI SFIDE PËR T’U KËNDUAR. EDHE KËTË E DINI MIRË.

E NJEJTA NDODH ME FUTBOLLISTËT, NJË HERË I SHANI ,NJË HERË I NGRINI NË PIEDESTAL, TË NJËJTET I QUANI TRADHËTARË ,NJË HERË KRENARI E KOMBIT. PËR TË NJEJTËT INDIVIDË.

Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë nje gjë të vockël .

Unë jam shumë e ftohtë në gjykim.
Konkurrimet kanë qënë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madjje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijeve të tyre. Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë.

E ndoqa festivalin,sidomos natën e dytê, isha në salle si spektatore.

Nuk po futem fare té gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare te hyj.

Tani, a ka gjithmone nje këngë më të arrirrë se një tjetër? Sigurisht, gjithmone ka mirë e më mirë.

Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo ,kushdo qoftë ,të marre kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorên ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja.
Akoma se kam takuar .

Fundja fundit, dikush do të fitojë.

Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shperndarë negativitet.
Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë.

Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo !

Kaq kisha për këtë temë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook