Lidhu me ne

Radar

“Pse Saimir brava jam unë”/ Saimir Korreshi braktis Bashën

cna politike

Deputeti Saimir Korreshi, ka refuzuar të përdorë “stilin” e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha për të mbyllur dyert me dry.

I ftuar në emisionin të ‘Të Vaksinuarit’, Korreshi ka deklaruar se të gjithë anëtarët në degën e PD në Lushnje mund të hyjnë brenda në zyrë.

Sipas Korreshit nëse do të arrinte deri në këto nivele do ishte turp për ata që e drejtojnë këtë degë.

Pjesë nga biseda

Kalaja: A ju binden anëtarët e PD për të bërë mbledhje?

Korreshi: Po patjetër që mblidhen dhe binden. Është anormale kjo që po ndodh në PD, kurdo ka pasur mendime ndryshe. Votimi për referendumin u bë brenda selisë së PD në Lushnjë.

Kalaja: A do vendosni edhe ju brava të reja në dyert e selisë së PD në degën e Lushnjës?

Korreshi: Pse Saimir Brava jam unë? Unë jam Saimir Korreshi. Nëse do kalojmë në këto nivele do ishte turpi ynë që drejtojmë në këto degë.

Në selinë e PD në Lushnjë, kanë 20 çelësa dhe kushdo anëtar mund të hyjë. E kuptoni që lëvizja juaj ka sjellë pasoja?

Kalaja: E keni ndjekur referendumin e bërë?

Korreshi: Nuk e kam ndjekur dhe nuk merrem me verifikime. Kam qenë në kuvendin e thirrur nga PD në datën 18 dhjetor. Nga Lushnja kanë ardhur edhe simpatizantë jo vetëm delegatë.

Kalaja: Për të mbushur sallën?

Korreshi: Jo po për të mbushur vaporin. Nuk më është kërkuar asnjëherë që unë të organizoja një “foltore” të PD. Ka mundësi që festën e PD në Lushnjë ta organizojë dikush që vjen nga Tirana? Jo, por kjo ka ndodhur në Lushnjë.

Nuk mund të them se do jetë ditë me diell por shpresoj që 8 janari të mos thellojë krizën brenda PD. Për demokratët e Lushnjës kam kohë gjithë ditën dhe natën dhe kurrë nuk kam thënë që këta të fundit kanë qenë gabim.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook