Lidhu me ne

Radar

“Rama, Basha, Salianji, Bardhi janë gjysmë burra”, Ibsen Elezi: Kryeministri po provokon akte dhune në vend

ibsen elezi

Tre orë protestë ditën e djeshme, 8 janar e kthyen selinë blu në një fushë beteje. Mbështetësit e Sali Berishës të vendosur për të hyrë në seli u përplasën me mbështetësit e Lulzim Bashës në tentativë për të mos i lejuar të hynin brenda. U desh ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë që protestuesit të shpërndaheshin.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Siklajda Shorja u shpreh se demokracia nuk është dhunë. I pranishëm në protestën e 8 janarit, Elezi tha se janë shkelur të gjitha parimet e demokracisë.

Elezi: Fakti që parimet kryesore të demokracisë në Shqipëri janë shkelur nga të gjitha partitë dhe duke u shkelur demokracia produkti që ne marrim është i tillë, produkt që hap në çdo moment konflikt. Këtu demokracia po shkelet me këmbë. Kur një vend nuk ka demokraci nuk mund të pranojmë neodiktatura për shkak të stabilitetit.

Elezi komentoi edhe deklaratat e Ramës një ditë pas protestës ku ftonte demokratët t’i bashkoheshin dhe u shpreh se vendi nuk ka pasur ndonjëherë opozitë.

Elezi: Të dalësh për misionin tënd, për të cilin je votuar nga qytetarët dhe të shesësh dokrra për demokracinë duhet të jesh shumë palaço si zoti Rama që të dalë t’i thotë këto fjalë. Ose të bëjë aktin tjetër që sjell policinë dhe dhunon barbarisht demokratët. Zoti Rama po provokon në këtë vend akte dhune, pavarësisht se shoqëria jonë nuk është e konsoliduar mirë në themel ta konceptojë se  çfarë po bën zoti Rama. Për t’u hakmarrë ndaj nesh pasi ka çliruar oborrin e selisë dje na ka ndjekur me polici dhe na ka dhunuar deri te ura kryesore.

Elezi u shpreh se protesta ishte paqësore, por njerëzit të cilët kishin vendosur dyert e blinduara provokuan dhunë.

Elezi: Dje kam parë se si i ka kërcitur koka demokratëve nga shkopinjtë e njerëzve të afërt të Lulzim Bashës. Duhet të jesh kafshë që t’i gjuash një njeriu ashtu. Këta gjysmë-burrat janë problem, janë si gjysma e së vërtetës. Kjo është skena politike e gjysmë burrave, Edi Rama, Çuçi, Lulzim Basha, Salianji, Gazment Bardhi, janë gjysmë-burra. Janë më të këqij se burrat e këqij. Këta po provokojnë dhunën në mënyrë të vazhdueshme.

Zoti Elezi tha se Edi Rama dje i ka sulmuar demokratët dhe do përgjigjet për këtë.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook