Lidhu me ne

Mix

Përgatisni këtë pije për të ndaluar menjëherë diarrenë

Shpesh, diarreja ndodh për shkak të konsumit të ushqimeve të kontaminuara me mikrobe. Trupi juaj reagon duke u përpjekur të nxjerrë sa më shumë mirkobe të jetë e mundur. Kjo çon në frekuentime të shpeshta të tualetit, dhimbje të stomakut dhe ndonjëherë edhe ethe.

Diarreja zakonisht largohet vetë pas disa ditësh. Ekzistojnë edhe barna anti-diarre, të cilat shpesh nuk rekomandohen sepse pengojnë daljen e mikrobeve nga zorrët tuaja. Në të shumtën e rasteve, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i lini zorrët të pastrohen, por kjo nuk do të thotë të mos bëni asgjë për të ndaluar diarrenë.

Në fakt, ekziston një medikament efektiv që ndihmon trupin të eliminojë mikrobet dhe të përshpejtojë shërimin e traktit gastro-intestinal. Kjo zgjidhje përfshin përgatitjen e një çaji me një bimë shumë të njohur për ju: xhinxherin.

Xhinxheri është shumë i njohur për aftësinë e tij për të luftuar inflamacionin dhe kjo është arsyeja pse konsumimi i tij sjell përfitime tek çdokush që vuan nga diarreja. Pjesa e poshtme e traktit gastro-intestinal mund të irritohet dhe inflamohet nëse merrni ushqime të kontaminuara, duke shkaktuar diarre.

Një tjetër arsye pse xhinxheri është një zgjidhje efektive për diarrenë, është për shkak të vetive detoksifikuese të tij. Siç e përmendëm më sipër, shumë raste të diarresë lidhen me tretjen e ushqimeve të kontaminuara me mikrobe. Duke ndihmuar trupin t’i eliminojë këto mikrobe të pranishme në zorrë, ju nuk do të vuani më nga diarreja.

Ja si të përgatisni këtë pije me xhinxher i cili ka veti të fuqishme antispazmatike:

  • Qëroni një copë të vogël xhinxher.
  • Grijeni derisa të përftoni një lugë çaji.
  • Vendoseni në një filxhan me ujë të vluar.
  • Lëreni në infuzion për 5-10 minuta.
  • Mund t’i shtoni një lugë çaji lëng limoni ose pak mjaltë.

Mund ta pini tre herë në ditë për të lehtësuar simtpomat e diarresë. Pirja e sa më shumë lëngjeve gjithashtu parandalon komplikacionet e diarresë, siç është dehidratimi.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook