Lidhu me ne

Mix

Si ndryshojnë dëshirat e një gruaje nga 20 në 50 vjeç

Mosha ka një rëndësi të veçantë jo vetëm në sjelljen e personave por dhe në dëshirat e tyre jetësore apo seksuale. Po ju sjellim në vëmendje se si ndyshojnë dëshirat e grave nga mosha në 20 deri sa ato mbushin 50 vjeç.

Tema e seksualitetit është një ndër më delikatet dhe më të sikletshmet për tu diskutuar. Një mori me pyetje iu lindin si meshkujve edhe fermave për seksin. Sot do trajtojmë se si e përjetojnë femrat seksin në varësi të moshës së tyre. Çfarë mendojnë femrat për seksin? Çfarë duan ato nga seksi? Çfarë u jep atyre më shumë kënaqësi?

Nga 16 -24 vjeç: Koha e zbulimeve

Kjo është në përgjithësi koha kur femra fillon të zbulojë seksin. Në këtë periudhë ajo është shumë kureshtare dhe do të provojë ndjesi të reja, pavarësisht se ende vet nuk e di se çfarë i pëlqen më shumë e çfarë i jep asaj më shumë kënaqësi. Gjithashtu në këtë periudhë femrat duan të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura pasi janë në një moshë ende të re dhe ka raste kur jo gjithmonë guxojnë të bëjnë atë që duan pasi mund ti druhen partnerit.

Nga 25-35 vjeç: Zhytje në kënaqësi

Kjo është mosha kur femrat e dinë shumë mirë se çfarë duan, e njohin trupin e tyre dhe dinë se si të marrin maksimumin nga marrëdhëniet seksuale. Në këtë moshë femra arrin kulmin e orgazmës dhe është e hapur me partnerin e saj për ndjesi të reja dhe për eksperimente në jetën e vet seksuale.

Nga 35- 45 vjeç: E lumtur me veten

Pas moshës 35 vjeç, femra në përgjithësi është në kulmin e realizimit të saj si nga ana personale ashtu edhe nga ajo profesionale, gjë që i jep asaj siguri dhe e bën të ndihet e qetë dhe e lumtur me veten. Në këtë moshë femra i njeh shumë mirë kënaqësitë e veta dhe nuk ngurron ti shijojë ato apo edhe të zbulojë ndjesi të reja seksuale. Problematikë në këtë periudhë mund të jenë rastet e menopauzës së hershme, që i shkaktojnë shumë ndryshime femrës.

Nga 45- 52 vjeç: Prag i ri

Kjo është një moshë e vështirë për seksualitetin e femrës. Së pari është periudha e menopauzës dhe së dyti femra në këtë moshë mund të humbasë vetëbesimin tek bukuria dhe trupi i saj, çka bëjnë që ajo mos të ndihet mirë dhe mos të ndihet tërheqëse për partnerin e saj. Femra mund të kalojë edhe momente shumë të vështira depresive në këtë moshë, por nëse është e rrethuar me dashuri në familje kjo mund të kthehet në një periudhë qetësie dhe harmonie shpirtërore për të.

Nga 52- 55 vjeç: Vrull i ri seksual

Ndryshe nga etapa e mëparshme, pas moshës 52 e deri në moshën 55 vjeç, femra ndryshon rrënjësisht në kahun pozitiv. Ajo tashmë e pranon faktin e ndryshimeve në trupin e saj, e pranon se nuk është më 20 vjeçe dhe se nuk ka nga çfarë të trembet. Ajo rifillon aktivitetin e saj seksual me shumë vrull dhe gjen ndjesi të reja seksuale me trupin e saj të ndryshuar. Nëse femra arrin të këtë një periudhë të mirë seksuale në këtë moshë, atëherë, ajo do të arrijë një harmoni shpirtërore të pamasë.

Pas moshës 55 vjeç: Pjekuri

Në këtë moshë femra ka arritur pjekurinë maksimale dhe ka përfituar një qetësi me veten. Është koha kur ajo duhet të kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e vet pasi nuk është më e re. Por megjithëse në këtë moshë, natyra i ka rezervuar surpriza dhe ka raste që ajo mund të shijojë dhe të ndjejë kënaqësi me orgazmën post-menopauzë. Gjithsesi, megjithë dëshirën e femrës për të pasur jetë të shëndetshme seksuale edhe në këtë periudhë të jetës së saj, më e rëndësishmja për të mbetet harmonia shpirtërore dhe të ndjerit e vetes të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook