Lidhu me ne

Mix

Flokë të dobët që pse bien?

Rënia e flokëve është një nga problemet më shqetësuese dhe nuk është aspak e pazakontë. Të shumtë janë ata që e vuajnë përditë faktin që e shohin krehërin të mbushur plot sa herë që mbarojnë me krehjen. Nëse keni provuar maska e trajtime të ndryshme pa efekt, kthejeni njëherë kokën nga maskat e bëra në shtëpi. Gjithashtu, Agroweb ka përmbledhur disa këshilla që duhet t’i keni parasysh, nëse doni të reduktoni rënien e flokëve.

Kujdes me ushqimin

Ushqimet që konsumoni gjatë ditës tuaj normale ndikojnë drejtpërdrejt edhe në shëndetin e flokëve. Kështu që, mundohuni të shtoni në dietën tuaj ushqime dhe gatime të cilat promovojnë rritjen e mirë të tyre. Këtu futen proteinat si mishi, vezët, drithërat, djathi e peshku. Zgjidhni gjithnjë yndyrna me origjinë bimore si arrat, avokado, vaji i lulediellit dhe vaji i ullirit. Të gjjtha këto ushqime janë të shkëlqyera për forcimin e flokëve sepse sigurojnë shumë acid linoleik dhe vitamina. Gjithashtu sigurohuni që të merrni edhe shumë vitamina A, B dhe C. Këto të fundit do të përmirësojnë formimin dhe mirëmbajtjen e qelizave dhe metabolizmi të fortë. Plotësoni dietën tuaj me acid folik, biotinë dhe squfur. Mungesa e këtyre substancave në trup do të thotë flokë më të dobët.

Maskat dhe trajtimet

Trajtimi me metoda natyrale dhe rigjenerimi natyral janë gjithnjë mënyra të mira për të trajtuar flokët. Ndiqni disa prej tyre që mund t’ju ndihmojnë më poshtë.

Trajtimi me vezë

Përbërësit

– 45 ml vaj bajame

– 15 ml uthull molle

– 1 vezë

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë në një enë të thellë dhe vendosini në rrënjën e flokëve duke masazhuar. Lëreni në kokë të paktën gjysmë ore dhe më pas lajeni me ujë dhe shampo si zakonisht.

Trajtimi me aloe vera

Përberësit

– 1 gjethe aloe vera

– 1 vezë

Përgatitja

Përziejini të dy përbërësit në një enë duke hequr me kujdes të gjithë xhelin e aloes nga gjethja. Aplikojeni maskën në rrënjën e flokëve dhe lëreni derisa të thahet e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo. Bëjeni këtë trajtim të paktën një herë në javë para se të bëni dush.

Zgjidhni shampon e duhur

Megjithëse në treg ka shumë shampo dhe trajtime që sigurojnë volumin e flokëve tuaj ju mundet që gjithnjë të zgjidhni produktet natyrale. Zgjidhni shampo sa më natyrale dhe sa më pak të ashpra me flokët tuaj. Një mënyrë e mirë për të rritur flokët është masazhimi i skalpit me vajra të ndryshëm esencial. Kjo mënyrë stimulon qarkullimin më të mirë të gjakut dhe shtimin e fijeve të flokut. Mund të përdorni9 vaj bajameje, ulliri, rozmarine, kokosi apo kastori për të masazhuar kokën disa minuta para dushit.

Stilimi i flokëve

Të kesh flokë të bukur për shumë njerëz do të thotë edhe t’i stilosh ato sipas modeleve të fundit. Kështu rritet përdorimi i paisjeve që i japin nxehtësi flokut apo e mbushin atë me kimikate. Kjo mënyrë nuk rekomandohet thuajse asnjëherë e veçanërisht kur keni flokët të dëmtuar apo të dobët. Në vend të kësaj mënyre zgjidhni të keni një stil sa më natyral dhe të shëndetëshëm të tyre.

Qëndroni larg stresit

Stresi është një nga shkaqet kryesore të humbjes së flokëve. Nëse keni flokë të hollë dhe po kaloni një periudhë stresuese jeni akoma më shumë të rrezikuar që të humbisni flokë. Mundohuni të shmangni stresin dhe të jetoni një jetë të qetë. Efektet psikologjike të stresit dobësojnë flokët tuaj, duke bërë që ato të bien më lehtësisht.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook