Lidhu me ne

Radar

Flamur Noka: Basha na kërkonte të drejtonim protestat, pastaj ankohej në ambasada se dhunën e bënin njerëzit e Berishës

Noka: Basha na kërkonte të drejtonim protestat, pastaj ankohej në

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe njëherazi deputeti i PD-së Flamur Noka, ka akuzuar Lulzim Bashën në lidhje me veprimet e këtij të fundit, se gjatë protestave të vitit 2019 futi në kurth atë dhe Edi Palokën.

I ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv’ Noka tha se Basha u’a ngarkonte atyre drejtimin e protestave dhe më pas ankohej në ambasada duke thënë se dhuna në protesta ishte vepër e njerëzve të Berishës.

NokaNa kërkonte që protestat t’i drejtoja unë dhe Edi Paloka. Sa mbaronte protesta shkonte nëpër ambasada dhe thoshte shikoni, janë njerëzit e Berishës ata që i drejtojnë protestat. Lulzim Basha sot po të zbresë në çdo aeroport amerikan arrestohet. Edhe pse zonja ambasadore ka bërë çdo gjë të marrë vizë, po nuk mori vizë diplomatike arrestohet. Unë kam qenë ministër dhe i njoh këto faza. Këtij proamerikani të madh i vihen prangat.

Deputeti Noka ka zbuluar edhe qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha për djegien e mandateve duke theksuar se vendimi është marrë nga Basha pa u këshilluar me strukturat e PD-së.

Noka: Unë kam qenë partizan i djegies së mandateve, ose më saktë të kërcënimit për djegie mandatesh, sepse Edi Rama po sillej totalisht në mënyrë jodemokratike me opozitën. Zoti Basha e ka deklaruar në media pa na thirrur ne së pari. Sali Berisha në mbledhje më paska thënë se çdo gjë duhet matur dhe menduar mirë. Djegia e mandateve është një akt që të mos prisni që ndonjë faktor ndërkombëtar t’ju mbështesë. Unë nuk e di a do të keni këllqe ta mbani. Do të zbatoj çdo vendim, tha Berisha, dhe iku. Kjo ka qenë deklarata e Berishës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook