Lidhu me ne

Sport

Përmbysje epike dhe rekord absolut, Rafael Nadal fiton “Australian Open” dhe trofeun e 21-të Grand Slam

Përmbysje epike dhe rekord absolut, Rafael Nadal fiton “Australian

Fitore epike dhe rekord! Tenisti spanjoll Rafael Nadal shkroi historinë në  “Australian Open”, duke mposhtur me përmbysje 3-2 rusin Daniil Medvedev, në një finale të çmendur që zgjati 5 orë e 24 minuta dhe fituar njëkohësisht trofeun e 21-të Grand Slam për meshkuj, një rekord absolut.

Përpara këtij trofeu, Rafael Nadal kishte qenë në një barazim trofesh (nga 20) me Roger Federer dhe Novak Gjokoviç, në krye të listës së të gjitha kohërave për fituesit kryesorë të meshkujve, por tani ai qëndron i vetëm falë titullit të tij të dytë në karrierë në këtë Grand Slam në “Australia Open”.

Spanjolli u bë gjithashtu personi  i katërt në histori që fiton të katër garat kryesore të tenisit të paktën dy herë. Ai për herë të fundit fitoi “Australian Open” në 2009.

Përmbysje epike dhe rekord absolut, Rafael Nadal fiton “Australian
Përmbysje epike dhe rekord absolut, Rafael Nadal fiton “Australian
Përmbysje epike dhe rekord absolut, Rafael Nadal fiton “Australian

Sfida nisi me një vrull të madh nga rusi i cili fitoi dy setet e para me shifrat: 2-6, 6-7. Atëherë kur të gjithë mendonin se Medvedev do të shpallej kampion dhe do të merrte kreun e renditjes në ATP, Nadal mendoi të kundërtën.

Një kthesë e çmendur erdhi nga Nadal, i cili arriti të fitonte tre setet e mbetura me shifrat: 6-4, 6-4, 7-5, falë përvojës dhe vendosmërisë.

Përmbysje epike dhe rekord absolut, Rafael Nadal fiton “Australian

Para fillimit të turneut, rusi Medvedev konsiderohej favorit për të fituar “Australian Open” për shkak të mungesës së serbit Novak Gjokoviç, i cili u deportua pas një sage 11-ditore me viza në prag të turneut, sepse ai nuk përmbushi kërkesat e Australisë për vaksinimin e COVID-19.

Edhe zvicerani Roger Federer nuk mori pjesë në turneun australian, për shkak të një dëmtimi në gju.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook