Lidhu me ne

Sport

Barcelona rikthen në skuadër lojtarin më të palestruar të Europës: ja sekretet e Adama Traore

Adama Traoré kthehet në shtëpi, pra në Barcelonë, gjashtë vjet pas lamtumirës së tij, që atëherë ishte një mirupafshim, i ndryshuar totalisht. Ai ishte një djalosh i ekipit të dytë kur Aston Villa e çoi në Premier League për 12 milionë. Sot Barça do të shpenzojë më shumë se dyfish për ta sjellë në shtëpi dhe ai do t’i thotë lamtumirë Wolverhamptonit me mundësinë që në moshën 26-vjeçare të bëjë një ndryshim përfundimtar në karrierën e tij. Katalanas, me origjinë nga Mali, ai kërkon kurorëzimin përfundimtar me klubin që e zgjodhi atë si fëmijë dhe e pa të rritet nga larg.

Rritja është fjala kyçe në këtë histori, sepse Traoré, një sulmues anësor, është një nga lojtarët me fizikun më masiv në Evropë. Pak më shumë se një vit më parë, duke folur për muskujt e tij shpërthyes, ai tha: “Nuk është faji apo meritë e peshave, por gjenetika. Në moshën 15-vjeçare isha plot me probleme në gju, tendinat nuk më linin të qetë. E kisha të vështirë të luaja dhe të përfitoja nga shpejtësia ime. Kështu fillova të stërvitem në palestër, duke fituar masë me punë specifike për të shmangur dëmtimet e reja. Gjenetika ime është e tillë dhe më bën të rris muskujt me shpejtësi. Stërvitem sipas një programi shumë “qendror”: ushtrime për bustin, artikulacionet dhe abdominalet. Pastaj duhet edhe shumë pushim, hidratim i mirë dhe dieta e duhur”

.

Historinë e vajit në trupin e tij e tregoi ai vetë: dukej legjendë, por është realitet. Pas katër dëmtimeve në shpatull në vitin e fundit, Traoré ka vendosur të spërkasë trupin e tij me vaj për fëmijë para çdo ndeshjeje për t’i shpëtuar kapjeve të kundërshtarëve: “Ishte një sekret, por tani të gjithë e dinë. Edhe pse askush nuk më kap më”.

Sipas Traoré, merita e dietës së tij i takon nënës së tij, e cila gjithmonë ka përgatitur pjata tipike maliane për të. Në të vërtetë, djaloshi ka një dietë të pasur me proteina, pikërisht për të ndihmuar në qëndrueshmëri muskujt, edhe pse i adhuron makaronat italiane dhe nuk ha kurrë më pak se dy pjata. Pëlqen shumë salcën e kikirikut dhe orizin integral dhe ushqehet me të paktën pesë ose gjashtë vakte të vërteta në ditë.

Kur ishte fëmijë, dieta e tij nuk ishte kaq e kuruar: ai u rrit në një lagje të Barcelonës të populluar nga bandat rivale dhe nuk ishte gjithmonë e lehtë të kombinonte drekën me darkën. “Në lagjen time kishte gjithmonë armë dhe thika, por mendja ime – tha ai – ishte e fokusuar vetëm te futbolli. Tani gjithçka ka ndryshuar. Si fëmijë – kam qenë shumë i shpejtë, por kam vuajtur në nivel muskulor me pubalgjinë e tendinat. Prandaj fillova të frekuentoja shumë palestrën”.

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar17 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore17 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix18 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix18 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar18 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix18 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix18 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix18 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook