Lidhu me ne

Letersi

Gjymtyrët kryesore të fjalisë / Me cilën pyetje gjendet kryefjala dhe kallzuesi ?

-Gjymtyrët kryesore të fjalisë

•Gjymtyrët kryesorë të fjalisë janë:
Kryefjala;
Kallëzuesi;

-Kryefjala
•Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë. Ajo gjendet me pyetjet: cili?, cila?, cilët? dhe kush?. Ajo tregon një a më shumë frymore apo sende. Kryefjala zakonisht qëndron para foljes.

-Me se shprehet kryefjala?
•Kryefjala shprehet me:
a) emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës:
Dritani u lag nga shiu. (kush?)
b) përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete a numri):
Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq.

c) numëror:                                                                                                                                                                             Të dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor.
d) grup emëror:
Yt vëlla të la vetëm.

-Kallëzuesori i kryefjalës
•Kryefjala mund të marrë një kallëzuesor.
Shqiponja është simboli ynë kombëtar.
•Kallëzuesori i kryefjalës tregon një cilësi të personit apo sendit që shënohet nga kryefjala.

-Kallëzuesi
•Kallëzuesi është gjymtyra kryesore e fjalisë, që tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës. Ai gjendet me pyetjet: ç’bën?, ç’ është?. Kryefjala dhe kallëzuesi janë të lidhur ngushtme njëri-tjetrin. Kështu, po të ndryshojë kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi. Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë. Kallëzuesi zakonisht qëndron pas kryefjalës.

Llojet e kallëzuesit
•Llojet e kallëzuesit janë:
Kallëzuesi foljor i thjeshtë (një folje):
Ti më munde.
Kallëzuesi foljor i përbërë (dy e më shumë folje):
Po djali sa zinte të recitonte , harronte vjershën.
Kallëzuesi emëror (jam+emër, mbiemër, përemër, numëror):
Dy prej luanëve ishin meshkuj.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix3 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore3 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore18 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix18 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix18 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix18 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook